14:11 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

CDU mbështet SPAK-un dhe dënon çdo përpjekje për të penguar drejtësinë, siç ishte dhe amnistia

12:47 | 12/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
CDU mbështet SPAK-un dhe dënon çdo përpjekje për të penguar drejtësinë, siç ishte dhe amnistia

Prania e Hans-Joachim Falenski, këshilltar i zëdhënësit të CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, Gunther Krichbaum, në fushatën e Koalicionit Euroatlantik, ka sjellë një mesazh të fortë mbështetjeje nga partia më e madhe e qendrës së djathtë në Europë.

Në fjalën e tij Falenski theksoi mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe dënoi përpjekjet për të penguar drejtësinë, përfshirë dhe iniciativën për amnisti.

Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një politikë moderne që vendos në qendër qytetarin, dhe këtë vizion e gjen tek Koalicioni Euroatlantik: “Unë i gjej këto forca këtu, ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.”

Pjesë nga fjala e Falenskit:

Dhe ky zgjim thotë: Mjaft më me korrupsionin! Mjaft më me pasurimin personal! Mjaft më me nepotizmin! Mjaft më me kaosin ekonomik!
Ajo që i duhet Shqipërisë sot më shumë se kurrë, janë forca politike moderne, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë moderne.
Dhe unë i gjej këto forca këtu në këtë sallë – ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.
Shqipëria nuk është në vendin ku mund të kishte qenë tashmë në rrugën e saj drejt BE-së, sepse qeveria shqiptare nuk ka vullnetin politik ose aftësinë për të zgjidhur detyrat e caktuara.
Shqipëria nuk është aty ku mund të kishte qenë tashmë, sepse forcat që dëshirojnë dhe mund të çojnë vendin përpara në drejtim të BE-së, janë penguar!
Për ta thënë qartë: ne, qeveria e udhëhequr nga CDU/CSU, duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE!
Lufta kundër korrupsionit: Po, ka pasur përparime në këtë fushë. Por kjo është arritur vetëm përmes punës së mirë të Struktures se Posacme Antikorrupsion SPAK – përkundër kundërshtimit nga qeveria dhe parlamenti! Për shembull, përmes ligjit të amnistisë ka pasur një kthim mbrapa të rëndësishëm, duke çliruar 40 persona të dënuar per korrupsion dhe duke ulur dënimin për 65 të tjerë. Dhe përpjekjet nga qeveria dhe parlamenti për të penguar punën e suksesshme të SPAK-ut po shtohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë! Kjo do të hasë në kundërshtimin tonë më të ashpër!

Pas

Me daulle dhe valle/ Nis aktiviteti për çeljen e fushatës së PS, priten fjalime nga drejtuesit e 12 qarqeve

Para

Berisha prezanton sot programin elektoral para Kuvendit Kombëtar të PD

Para
Berisha prezanton sot programin elektoral para Kuvendit Kombëtar të PD

Berisha prezanton sot programin elektoral para Kuvendit Kombëtar të PD

 



Të Fundit

Marrëveshje mes Tatimeve dhe DPSHTRR, masë sigurie për makinat e atyre që nuk paguajnë taksat

Berisha: Rama i ka dorëzuar Suel Çelës edhe Korçën, Besa Spaho është kandidate e tij atje

Berisha: Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre

Berisha: Për PD vota është sekret. Rama ka shkelmuar votën e diasporës, e njerëzve që votonin për herë të pa

Gjyqi i Sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqja gjatë seancës në GJKKO: Sipas parimit të gjësë së gjykuar jam i pafajshëm! SPAK s’më dha vendimin e ish-Krimeve të Rënda

Forca Ajrore e angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”

Faton Peci reagon pas intervistimit dhe bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë

Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

Gaza, vritet 11-vjeçarja/ Aktivistja më e re, punonte për shpërndarjen e ndihmave

I nxehti pritet të thyejë sërish rekord në 5 vitet e ardhshme, ekspertët japin alarmin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.