Vis Bajraktari, i dashuri i Lori Hoxhës, festoi ditën e djeshme 24-vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë për të që u mbyll një festë mes të afërmish e miqsh ku nuk mungonin personazhe të njohur, si dhe me një dhuratë që ai i bëri vetes.
Nga momentet që të pranishmit kanë ndarë në rrjetet sociale, shihet se festës i janë bashkuar edhe moderatori Eno Popi apo biznesmenja Drilona Boçi. Në sy bie fotografia e Vis Bajraktarit me kunatën e tij, Sara Hoxhën.
E sa për dhuratën, thjesht një “Mercedes Benz Gl Class” që Vis Bajraktari ka zgjedhur për veten.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2301″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]