Kryeministri Edi Rama ka vijuar konsultat me ministrat e tij gjatë nisjes së seancës parlamentare.
Rama është ulur disa karrige larg pozicionit të tij, duke u konsultuar me ministrin Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Nuk dihet nëse ka qenë rruga e Kombit ajo që ka vënë në diskutim ministrat dhe shefin e qeverisë.
Derimë tani Rama nuk ka thënë asnjë fjalë zyrtarisht për taksën e vendosur, përveç disa komenteve në rrjetet sociale.
(E.K/FAXWEB.AL)