Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiqin për krime lufte të kryera në komunën e Shtimes. Gjykimi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe ai është dënuar për krime që, sipas aktakuzës, janë kryer në periudhën janar-maj 1999, raporton Betimi për Drejtësi.
Akgjykimi është shpallur sot dhe ky është gjykimi i parë në mungesë që nga paslufta.
Në nëntor të vitit 2023 nisi gjykimi ndaj Arsiçit. Ky është rasti i parë i një gjykimi të tillë, pasi gjykimet në mungesë lejohen me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Gjykimi në mungesë ndaj Aksiçit kishte nisur në nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte në komunën e Shtimës – fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë.