15:08 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çelet në Muzeun Kombëtar “Onufri” në Berat ekspozita fotografike “Ikonat Mariane në Muzeun Historik Kombëtar”

12:46 | 19/12/2024
në Aktualitet, Kulturë, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çelet në Muzeun Kombëtar “Onufri” në Berat ekspozita fotografike “Ikonat Mariane në Muzeun Historik Kombëtar”

Ekspozita sjell disa prej veprave më të rëndësishme të ikonografisë shqiptare, thesare që ka në fondin e tij Muzeu Historik Kombëtar dhe që i janë dedikuar artit ikonografik.

 Është çelur në Muzeun “Onufri” në Berat ekspozita fotografike “Ikonat Mariane në Muzeun Historik Kombëtar”, një ekspozitë kjo që është realizuar nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat dhe Muzeu Historik Kombëtar.

E çelur në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Ikonografisë “Onufri” në Berat, kjo ekspozitë sjell pranë publikut disa prej veprave më të rëndësishme të ikonografisë shqiptare, kushtuar Shën Mërisë. Në ekspozitë u shpalosën foto të ikonave të realizuara nga mjeshtrat e mëdhenj si Onufri, David Selenica, Onufër Qiprioti, Jonan Athanasi, Mihal Anagnosti dhe Diço Zografi, duke treguar madhështinë dhe delikatesën e artit të tyre.

Ikona “Shën Maria me Krishtin” zë një vend të veçantë në këtë ekspozitë, duke na treguar përmes kompozimeve të ndryshme përkushtimin dhe frymëzimin hyjnor të artistëve. Po aq tërheqëse në ekspozitë janë edhe “Dyert e Bukura” në skenën e “Ungjillizimit të Hyjlindëses”, një kryevepër që simbolizon momentin e shenjtë të artit dhe besimit.

 

 

Mes 20 veprave të kësaj ekspozire janë edhe dy ikona që paraqesin skenën e hyrjes së Shën Mërisë në tempull, të dyja të realizuar nga piktorët e njohur beratas. Njëra prej tyrë është e pikturuar nga Onufri në shek.XVI për Kishën e Ungjillizimit në Berat dhe ikona tjetër është pikturuar nga David Selenica në shek.XVIII për Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.

Për drejtorin e Muzeut Kombëtar “Onufri” Miklor Pasku,kjo ekspozitë shpalos disa nga thesaret që ka në fondin e tij Muzeu Historik Kombëtar, thesare që i janë dedikuar artit ikonografik.Drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar,znj.Elsiona Kote është shprehur:- “Erdhëm sot në Berat,në vigjilie të Krishtlindjeve, për të sjellë ekspozitën  “Ikonat Mariane në Muzeun Historik Kombëtar’”.Janë rreth 20 ikona,pjesë e fondit tonë muzeor dhe paraqesin vetëm figurën e Shën Mërisë.Janë ikona të autorëve të ndryshëm dhe i përkasin kishave të ndryshme në vendin tonë dhe janë një pasuri kulturore shumë e çmuar për ikonografinë shqiptare”.

Kjo ekspozitë është një mundësi e jashtëzakonshme për publikun berat dhe vizitorët,që të zbulojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore.Kjo ekspozitë,që do të qëndrojë e hapur në ambjentet e Muzeut “Onufri” deri në 27 dhjetor,vjen si një takim i veçantë me historinë, artin dhe mjeshtërinë që na lidh me rrënjët tona bizantine.

Pas

Vinte me postë nga SHBA dhe Tajlanda, droga fshihej në paketime ushqimi

Para

Agron Shehaj mban bllokuar foltoren pas përjashtimit! Kryetarja e Kuvendit: Nuk është seanca juaj e TikTok!

Para
Agron Shehaj mban bllokuar foltoren pas përjashtimit! Kryetarja e Kuvendit: Nuk është seanca juaj e TikTok!

Agron Shehaj mban bllokuar foltoren pas përjashtimit! Kryetarja e Kuvendit: Nuk është seanca juaj e TikTok!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

“Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

“Continental Strategy” kërkon heqjen e “non-gratës: së tij në DASH, Berisha: Kompania është transparente, jo mafioze

Arrestimet arbitrare të shqiptarëve nga Serbia, reagon Kosova, kërkohet reagim ndërkombëtar

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’, pacientët në spital nën masa të rrepta

Berisha: Kodi nuk ka qëllim tjetër vetëm të shumëfishojë me mijëra raste veprën penale, për të dënuar me burg qytetarin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.