Ish-kryemisrtri i Shqipërisë Sali Berisha nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, nuk i ka ndalur asnjëherë akuzat ndaj qeverisë aktuale dhe kryesisht Edi Ramës, për mos çeljen e negociatave.
Berisha shkruan se për shkak të Edi Ramës, nuk po hapen negociatat, pasi qeveria e drogës dhe e krimit nuk pranohet në BE.
“Kushtet e rekomanduara nga Keshilli i Ministrave të BE-së, nuk do të plotësohen për aq kohë sa vendi do të qeveriset nga Rama”, shkruan ai.
Postimi i plotë
“Shqiperia per shkak te Edi Rames mbetet dy here ne klase!
Te dashur miq, Ministri i jashtem i Gjermanise, Heiko Mass ne nje editorial ne Atlantic Counsil shprehet se ai eshte per hapjen por me kushte te negociatave me Shqiperine!
Kjo deklarate verteton se qeveria gjermane nuk pranon hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine ashtu siç e rekomandon Komisioni Europian! Kjo deklarate perserit qendrimin gjerman dhe europian te shprehur nga Keshilli i Ministrave te BE ne fund te viti 2016, qe rekomandonte hapjen e negociatave por me kushte, te cilat Rama nuk i plotesoi por i perkeqesoi. Ky qendrim mendoj se eshte percaktues per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe shuan çdo shprese per nje hapje pa kushte te tyre. Ky perben nje ndeshkim te rende, qe Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, drogen, korrupsionin, mafien ne me pak se tre vite u ben per se dyti shqiptareve ne rrugen e integrimit te tyre ne BE! sb”
(E.V/Faxweb.al)