03:17 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çelja e negociatave me BE-në, Nurellari: Partitë politike po pengojnë procesin, kemi një fërkim duarsh sa herë që…

18:40 | 23/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çelja e negociatave me BE-në, Nurellari: Partitë politike po pengojnë procesin, kemi një fërkim duarsh sa herë që…

Studiuesi i rajonit Adri Nurellari i ftuar në Fax News, foli për një sërë çështjesh të vendit të lidhura me rajonin dhe integrimin.

Nurellari komentoi çështjen e çeljes së negociatave me BE-në dhe vendeve skeptike, ku u shpreh se është në të mirë të Shqipërisë që të hapen negociatat si dhe duhet një konsensus i përbashkët ndërmjet partive politike në vend.

“Shpresa ka qenë që Hollanda të ndiqte shembullin e Gjermanisë, por kjo mbetet për tu parë. Do ishte mirë që për sa i përket hapjes së negociatave të kishte një konsensus të brendshëm dhe nga opozita, por duket sikur partitë po pengojnë negocimin, siç ka bërë dhe PS-ja në të kaluarën. Kemi një Déjà vu.

Kemi një fërkim të duarve sa herë që dalin deklarata negative për hapjen e negociatave. Por duhet të kemi parasysh që është një interes i madh për vendin. Monitorimi i intsitucioneve, presioni, do të jetë një asistencë shumë e mirë, që do të rrisi kapacitetet e vendit. Një vend që i hapen negociatat, mund të shihet si një vend që do të ketë interes për investitorët. Do të bëhet më atraktive. Ka një interes kombëtar. Unë shpresoj që për të mirën e Shqipërisë, shpresoj që të hapen negociatat. Ne jemi të prapambetur në këtë proces. Ne kemi pasur të gjitha kushtet për të qenë me para vendeve të rajonit në procesin e integrimit, kemi patur shansin, por jemi mbrapa dhe ky është një turp.”

Për sa i përket marrëveshjes midis Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e detit, Nurellari tha se ky është një lajm i mirë.

“Nuk është gjë e mirë që ne të kemi konflikte të hapura me vendet fqinje, për shumë arsye, si për intergimin në BE, por edhe për afrimin e investitorëve.Mbyllja e problemeve të kalura siç është çështja e Detit na rrit dhe harmoninë midis njërit tjetrit.”

Ndërkohë që për sa i përket marrëveshjes se vitit 2009, Nurellari u shpreh se kanë qenë grupet qytetare që e kanë kundërshtuar. Sipas tij në vitin 2009 në asnjë moment nuk kemi parë harta të propozuara nga ana e Shqipërisë dhe se pala greke kërkonte që të mbyllte marrëveshjen në mënyrë të përshpejtuar.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: adri nurellari
Pas

Futet në një bankomat përmes një vrime, miu ‘ha’ 16 mijë Euro

Para

“Zemrën e kam të mbushur”, Anjeza Maja flet për herë të parë për jetën private dhe dasmën

Para
“Zemrën e kam të mbushur”, Anjeza Maja flet për herë të parë për jetën private dhe dasmën

“Zemrën e kam të mbushur”, Anjeza Maja flet për herë të parë për jetën private dhe dasmën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.