Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogherini në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama është shprehur se çelja e negociatave është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.
Sipas saj nisja e Vetingut që ishte kërkesa kyçe një vit më parë është dhe arsyeja se pse çelja e negociatave do të ishte e padiskutueshme.
Fjala e Mogherinit: Urime të gjithëve, jam veçanërisht krenare që sot solla në Tiranë vendimin e rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Duke qenë se ky ishte një rezultat i përbashkët, është një ditë e mirënjohjes kolektive të vendit, për të gjithë institucioneve, presidentit, kuvendit, qeverisë dhe bashkive.
E kujtoj vitin e kaluar ku unë përballë medias u shpreha qartësisht se Komisioni Europian do të kishte dhënë negociatat kur Vetingu të fillonte, ju e realizuat ne përmubushëm atë që ju thamë. Doja që ti bashkohesha kryeministrit për të falenderuar të gjithë shqiptarët, por edhe të gjithë miqtë e mi në Bruksel. Vendimi thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet.
Mbajtja dhe thellimi i reformave është kyç për të parë se çfarë pune të mëtejshme që ne duhet të bëjmë. Shqipëria është një nga vendet që e do më së shumti integrimin në BE. Shpresoj që Shqipëria do të jetë shpejt gati për të qenë pjesë e BE-së, 5 prioritetet që ju i dini përmendsh, do të jenë baza për proceset e mëtejshme integruese.
(E.K/FAXWEB.AL)