Reali Madridit do të ndeshet mbrëmjen e sotme me ekipin e Celta Vigos Në kampionatin Spanjoll. kjo sfidë është dashur të caktohej pikërisht para xhiros së fundit.
Kur Mbretërit kanë pikë të barabarta me Barcelonën, por kanë dy ndeshje për të zhvilluar (ndaj Celtas dhe ndaj Malagas), derisa Blaugranët kanë vetëm edhe një përballje (Eibarit).
Nëse fiton Reali merr kreun e tabelës dhe bën një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Ndeshja do të zhvillohet në orën 21.
Ky takim është dashur të zhvillohej më 5 shkurt, mirëpo u anulua për shkak të dëmtimeve që i kishte bërë stuhia në stadiumin Balaidos. Realit do I mungojnë Gareth Bale dhe Dani Carvajal, pritet të rikthehet Pepe. (B.H/SHUPLAKA)
Discussion about this post