Kryeministri Rama ka deklaruar sot se do të ashpërsohen masat për të gjithë ata që do të cënojnë sigurinë ushqimore.
‘’Do shkojnë deri në 15 vjet burg. Kush merr përsipër të prodhojë, eksportojë dhe importojë ushqim duhet ta dijë se po futet në një sektor me detyrimin për të mos cenuar shëndetin e konsumatorit”, u shpreh Rama.
Rama u shpreh se duhet të shmanget paniku në radhët e qytetarëve, pasi nga kjo cënohet prodhimi vendas.
“Sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, të cilët vitin e kaluar kanë eksportuar rreth 300 mijë ton produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë prapsht asnjë kamion nga vendet e BE. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte këtë trend shumë pozitiv të eksporteve dhe do të ishte e pamundur të kalohej filtri rigoroz i BE. Një gamë e gjerë produktesh bujqësor, që rritet dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të dëshiruar.
Sot kemi një siguri ushqimore më të lartë sesa kishim 5 vite më parë. Por jemi akoma larg së qeni në kushtet kur mund të themi që e kemi garantuar plotësisht garancinë e produkteve që u shiten konsumatorë, së dyti konkurrencën e drejtë dhe së treti rritjen e qëndrueshme të klompanive në kushtet e nje tregu që nuk nxjerr para duke kërcënuar sigurinë ushqimore.
Dua ta filloj nga e kundërta që do të thotë se sot në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim. Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq. Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar.
Nuk diskutohet se do të ishte e padrejtë që ne të të përpiqeshim të mbulonim rreziqet reale për produkte të rrezikshme. Është shumë e lehtë të sensibilizohesh dhe të bësh shpërndarje në rrjetet sociale kur shikon se policia bashkiake heq produktet që shiten në rrugë por nuk duhet të jetë kaq e vështirë për të kuptuar se kjo bëhet për të larguar produktet nga hapsirat që nuk i përmbushin standardet’, u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)