Arsimi është baza [ër ccdo shtet. Nga të dhënat e CENSIT 2023 ka rezultuar se mbi 200 mijë shqiptarë rezultojnë me nivelin arsimor të diplomimit me ‘Master’.
Rezultatet e Censit të vitit 2023 tregojnë një shkallë të alfabetizmit (aftësia për të lexuar dhe shkruar një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën e tyre të përditshme) prej 97,7 përqind për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart, nga 97,0 përqind që ishte në Censin e vitit 2011.
Lidhur me këtë temë, regjistrimin në universitet, por edhe arsimin në tërësi, Ana Llazo, eksperte e edukimit në një intervistë për Fax News me gazetaren Sedjana Huna, shprehet se ka shumë hallka ku duhet ndërhyrë në dobi të të rinjve që kanë primare arsimimin në një degë të caktuar për t’u rritur më pas në karrierë.
Ana Llazo, eksperte e edukimit:
Së pari do ta lidhja me cilësinë e sistemit arsimore ku do të përmend përditësimin e kurrikulës që është lënë ndër vite pas dore, sepse ne duhet të kemi një kurrikul integruese e cila duhet të përfshijë të menduarit kritik, krijues dhe bashkëpunues që do të ndihmojë këta të rinj të jenë të përgatitur për sfidat e së ardhmes.
PËR MË TEPËR NGA INTERVISTA ME EKSPERTEN E EDUKIMIT, ANA LLAZO, NDIQNI MATERIALIN NË YOU TUBE NË FAQEN ZYRTARE TË FAX NEWS:
https://youtube.com/watch?v=z7LUn2Lt0R0&si=nT7eV5PabLvV4v3A
Kujtojmë se rezultat e PISA-s tregojnë që sistemi i arsimit në Shqipëri po dobësohet. Sipas të dhënave të testit “Pisa 2022”, të publikuara në vitin 2023, Shqipëria rezulton se ka rënie me 69 pikë, krahasuar me 4 vjet më parë.