Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vitit 2011-2023, duke zbritur në 2.4 milionë banorë, sipas rezultateve të Censit, por stoku i banesave është rritur me gati 75 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011.
Sipas të dhënave zyrtare të censit, në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë vendin. “Këtu është numri i banesave të prezantuara ne cens duke mos u përfshirë banesat jo të zakonshme, d.m.th ato që përdoren për biznes”, sqaroi INSTAT për Monitor.