04:55 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Censi, divorcet kulmojnë në moshën 40-50 vjeç

07:36 | 02/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Censi, divorcet kulmojnë në moshën 40-50 vjeç

Në vitin 2023, censi i popullsisë dhe banesave gjeti mbi 34 mijë persona në vend me statusin i divorcuar. Divorcet sipas grupmoshave tregojnë se shumica e divorceve kulmojnë në grupmoshën 40-50 vjeç.

Shumica e popullsisë prej 54,9% rezulton e martuar, 36.6% beqar, ndërsa 7,0% e popullsisë i/e ve dhe 1,4% të divorcuar ose të ndarë. Statusi martesor lidhet në mënyra të ndryshme me shëndetin e njerëzve, lindjen e fëmijëve, pjesëmarrjen në forcën e punës dhe mirëqenien e përgjithshme, dhe është një variabël i rëndësishëm në analizën e ndryshimeve demografike dhe sociale.

Gjithashtu, referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë, femrat zënë 58,9%, ndërsa në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqare), 55,7% janë meshkuj, përqindje kjo më e lartë dhe për shkak të moshës më të vonshme mesatare të martesës së tyre.

Një barazi gjinore mund të vërehet për popullsinë e martuar. Megjithatë, nga analizimi i shpërndarjes gjinore dhe moshore të popullsisë së martuar, vihet re një përqindje më e lartë e femrave në grupmoshat më të reja, për shkak të moshës më të hershme të martesës së tyre.

Të dhënat tregojnë se, deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë. Pas moshës 30 deri në 85 vjeç, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88% në grupmoshën 45-64 vjeç. Pas moshës 65 vjeç e lart, përqindja e individëve të ve, ka një rritje të konsiderueshme.

Në vitin 2020, Shqipëria kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë.

Në Rajon, Shqipëria zuri vendin e parë. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën. Kosova mban dhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë (viti 2019)./ Monitor

Pas

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Para

Blinken i bindur: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah

Para
Blinken i bindur: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah

Blinken i bindur: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.