Jo më larg se dje u bë e njohur se këngëtarja e njohur Beyonce ishte në pritje të dy fëmijëve binjakë. Edhe pse shtatzënë, këngëtarja do të bëjë një performancë edhe në ceremoninë e Grammy këtë muaj.
Billboard ka mësuar se këngëtarja ka konfirmuar performance pavarësisht gjendjes së saj fizike, që i ‘’shkakton’’ pritja e ëmbël.
Beyonce dje ka thyer internetin, duke lajmëruar për shtatzëninë e saj në mënyrë epike, ndërsa duket se kjo nuk do ta pengojë për të kënduar një ose disa prej këngëve nga albumi i nominuar si më i miri i vitit, ‘Lemonade’.
Ceremonia e ‘Grammy’ do të mbahet më 12 shkurt, ndërsa Beyonce udhëheq këtë vit me nominime. (E.K/SHUPLAKA)