Një pronar i një lokali në rrugën e vjetër të Ndroqit është gjobitur me 1.000.000 lekë për shkak se ka lejuar organizimin e një dasme në kohë kur pandemia Covid-19 është përhapur në masë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën e vjetër të Ndroqit, subjektin me administrator shtetasin P. B., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Ndërkohë që në Lezhë janë ndërshkuar me gjobë 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit 2 subjekte për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ,në mënyrë të përsëritur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët organizoheshin ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, dy subjekte në Mamurras, me administratorë shtetasit E.K.,dhe
F.M.,pasi janë konstatuar duke organizuar ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.
Policia e Lezhës do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.