Arsyet se pse ka ende pikëpyetje për fluturimet edhe pse janë shitur biletat ka të bëjë me faktin se ende Air Albania nuk ka marrë certifikatën e fluturimit për në vendet e treta. Ky ka qenë konstatimi për të cilin është folur së fundmi në lidhje me kompaninë “Air Albania” i cili ka nxitur edhe reagimin Autoriteti i Aviacionit Civil.
Përmes një njoftimi për mediat, AAC shprehet se disa artikuj që kanë qarkulluar nëpër media janë të pasaktë, ndërsa sqaron se Air Albania fillon fluturimet e saj drejt tre destinacioneve kryesore italiane: “Roma, Milano dhe Bologna”, më 30 Shtator 2019.
“Ndërkohë është e vërtetë, që në bazë të rregullores europiane 216/2008 dhe 452/2014, operatorët ajror të vendeve të treta, kanë detyrim të pajisen me autorizim për operatorët e vendeve të treta (TCO), përpara se të fluturojnë drejt vendeve të BE-së.
Është po aq e vërtetë, që për operatorët e vendeve të treta që marrin avion “Wet Lease” nga një kompani me TCO të vlefshme (në këtë rast Turkish Airlines), nuk ka nevojë për TCO. Kjo praktikë shihet si zgjidhje e përkohëshme, me qëllim ofrimin sa më parë të shërbimit cilësor dhe me çmime të përballueshme për udhëtarët”, pranon AAC.
Reagimi i plotë:
Autoriteti i Aviacionit Civil, ndjen nevojën të bëj më dije opinionin publik, për shkak të disa pasaktësive të artikujve që kanë qarkulluar së fundmi në media, në lidhje me procesin e autorizimit për operatorët e vendeve të treta (TCO) nga ana e Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Aviacion (EASA), për shoqërinë kombëtare ajrore “Air Albania”, se sikurse është shpallur tashmë, Air Albania fillon fluturimet e saj drejt tre destinacioneve kryesore italiane: “Roma, Milano dhe Bologna”, më 30 Shtator 2019.
Për këto fluturime kompania do të angazhojë avion me formatin “Ëet Lease”, nga kompania aksionere e saj, “Turkish Airlines”. Avioni që do të fluturojë më datë 30 Shtator do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” më 28 Shtator, nën emrin “Migjeni”, si avioni i dytë i flotës ajrore “Air Albania”, i cili ka marrë tashmë të drejtat e trafikut nga autoritetet italiane.
Ndërkohë është e vërtetë, që në bazë të rregullores europiane 216/2008 dhe 452/2014, operatorët ajror të vendeve të treta, kanë detyrim të pajisen me autorizim për operatorët e vendeve të treta (TCO), përpara se të fluturojnë drejt vendeve të BE-së.
Është po aq e vërtetë, që për operatorët e vendeve të treta që marrin avion “Ëet Lease” nga një kompani me TCO të vlefshme (në këtë rast Turkish Airlines), nuk ka nevojë për TCO. Kjo praktikë shihet si zgjidhje e përkohëshme, me qëllim ofrimin sa më parë të shërbimit cilësor dhe me çmime të përballueshme për udhëtarët.
Air Albania po ndjek të gjithë procedurën standarte për tu pajisur me TCO nga EASA, dhe për këtë është në fazën e një asistence të brendshme të specializuar teknike dhe parimi i përdorur nga kompania dhe kërkuar nga AAC, ka qenë ai i zbatimit rigoroz të praktikave më të mira evropiane, gjë të cilën kompania e ka zbatuar në çdo etapë të procesit. Pra, kompanisë nuk i është refuzuar në asnjë moment licensimi, ashtu si u aludua dje nga disa burime abuzive.
Sjellim në vëmendje, se kanë qenë dy inspektorë të njohur nga EASA të angazhuar në procesin e certifikimit fillestar të kompanisë nga AAC. Gjithashtu AAC, ka të angazhuar me kohë të pjesshme një inspektor të njohur nga EASA me eksperiencë, i cili angazhohet periodikisht në aktivitetet mbikëqyrëse të AAC drejt dy kompanive ajrore shqiptare.
Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon mediat e interesuara për këtë etapë të re të rëndësishme për aviacionin civil shqiptar dhe sjell në vëmendje gadishmërinë e përhershme që kemi për dhënien dhe raportimin e informacionit të plotë dhe të saktë.
A do të fluturojë Air Albania drejt Italisë me tre destinacione dhe me çmime, që në fakt janë vetëm 1 ose 2 euro më pak se kompanitë aktuale?
Arsyet se pse ka ende pikëpyetje për fluturimet edhe pse janë shitur biletat ka të bëjë me faktin se ende Air Albania nuk ka marrë certifikatën e fluturimit për në vendet e treta. Gazetarja e Fax News, Mirilda Tili ka siguruar disa ditë më parë, listën e plotë të Agjencisë së Sigurisë Ajrore Europiane, e cila është rinovuar sot në mengjës, dhe emri i kompanisë ajrore që mban flamurin shqiptar, “Air Albania” nuk ekziston.
Pavarësisht mungesës së certefikatës, ajo që përbën skandalin e radhës në këtë kompani që nuk i kanë munguar asnjëherë dyshimet dhe hapësirat e errëta, është fakti se pse është lejuar, reklamimi dhe më pas shitja e biletave të avionëve.
Në datën 2 gusht vetë kryemisnitri Edi Rama deklaroi datën e fluturimeve të ‘Air Albani’ në 3 destinancione në Itali, madje shkoi edhe më tej, duke publikuar çmimet të cilat ishin 59 dhe 69 euro për një fluturim. Praktikisht 1 ose 2 euro më pak se kompanitë që aktualisht bëjnë këto linja.
Por përtej kësaj. ‘Air Albania’, pas vonesave për lejet e fluturimit apo edhe mbivendosjet e fluturimeve me ato të Turkishit, sot në faqen e saj zyrtare ka publikuar destinacionet por ka hequr çmimet. Ndërsa blerja e biletave vazhdon.
Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të mos lejojë shitjen e biletave, për sa kohë nuk ka një certefikatë fluturimi në emër të kompanisë ‘Air Albania’.
Nëse kjo kompani, nuk arrin të sigurojë këtë çertefikatë, fluturimet nuk mund të fillojnë, përveç rastit kur CEO i kompanisë do të nënshkruajë marrëveshje për fluturime charter nga ENAC dhe më pas i kalon kontrollit ajror që të lejojë fluturimin. Kjo procedurë bëhet jashtë autoritetit të aviacionit civil, dhe fluturimet bëhen vetëm 2 herë në jave, të cilat kryhen për raste emergjente, si transport në spital, raste fatkeqësish apo shpërndarje të ndihmave për raste bamirësie.
Në rast se nuk do të ketë një marrëveshje edhe me italinë, ‘Air Albani’ ka detyrimin ligjor të kompensojë pasagjerët të cilët i kanë blerë biletat tashmë.
(F.GJ/ Faxweb.al)