Gazetarja Anila Basha e ftuar në “Xing me Ermalin” ka zbuluar edhe situatën më të sikletshme që i ka ndodhur. Basha në emision zbulon sesi roja e pallatit e ndihmoi të zbërthente komçat e një fustani që po e turturonte.
Fillimisht Ermal Mamaqi e pyet se cili mashkull i ka lënë më shumë mbresa, ndërsa Anila zbulon ‘gallatën’ që i kishte ndodhur para tre vitesh me një fustan tejet të parehatshëm.
“Para tre vjetësh unë o Ermalo ,unë do shkoja në një ceremoni do mblidheshin të gjithë mjekët e rajonit, do bëja shkrime reportazhe ku di gjë unë. Do visheshim të gjithë gala. Shkova te një dyqan me fustane me qera, mora një fustan me qera ishte me timina. E ke parasysh ato fustanet që nuk kanë zinxhir dhe kishin komça. U nisa nga ai dyqani shkova në Durrës.
Me sukses intervista, qyfyre gallatë, nisem për në shpi. Isha me qera te “Myslym Shyri”. Shkoj në shpi tek pullë vetëm, u mundova t’i zbërtheja komçat e para nuk zbëërtheheshin. Mbetën ato 15 komça, përpiqu para mbrapa nuk zbërtheheshin. Ato ishin të vogla, lërë që ato timinat më rropën më vdiqën. Nuk bëhej gjë, erdha anësh kërko andej këtëj.
U mendova, kishte një roje pallati. Ora tre e mjesit, zbres 3-4 kate direkt te roja. Roja kishte vënë një dërrasë me një dyshek, që bënte sikur roje pra, flinte gjumë. Ishte shtrirë dhe unë e kap zgjohu dhe i kthej kurrizin më zbërthe pak fustanin. Roja e shkretë u habit, pa një herë krevatin e vet mirë e kishte. Tha çështë ky fat i madh në tre të mjesit. I dridheshin duart të shkretit, t’u kap komçat unë e shkreta m’i hiq se vdiqa.
Roja atë shans s’besoj ta ketë më. E bukura ishte kur pa krevatin e vet, këtu do ta shtrij këtë”, rrëfeu ajo.
Discussion about this post