Shtyhet për të katërtën herë në gjykatën e Apelit, seanca ndaj deputetit Ervin Saljani, i akuzuar për çështjen Babale.
Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldash, i bashkëpandehur në këtë proces.
Për shkak të mungesës së avokatit gjykata vendosi avokat kryesisht ndaj gazetarit Olldashi.
Për zëvendësimin e avokatit gjykata urdhëroi edhe njoftimin e Olldashit. Seanca e rradhës u caktua më 19 dhjetor, ora 13:00.