22:53 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Çështja Balili, Bamir Topi: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ekzagjeruar

17:04 | 27/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështja Balili, Bamir Topi: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ekzagjeruar

Ish-presidenti Bamir Topi e konsideron si të tepërt mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të trajtuar çështjen e mos-arrestimit të Klement Balilit.

Sipas tij, KSK është një instritucion shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të mblidhet vetëm për çështjen e arrestimit ose jot ë një personi, çështje e cila sipas tij mund të zgjidhet fare lehtë nga institucione të tjera.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurisë? Unë di që Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur për të trajtuar çështjen e drogës dhe unë e kam mbështetur.

Çështja në fjalë është mbledhje për një person. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është diçka shumë e rëndësishme dhe po të shikoni mbledhjet e KSK-së në presidenca të ndryshme në Shqipëri, ai është mbledhur rrallë herë dhe do të thoja që është shpërdorim i marrjes në konsideratë të një rasti që mund të merreshin institucionet e tjera, ndërkohë që nga kuvendi dhe nga qarqe anti-shqiptare të rajonit bëhen deklarata lufte.

Ky është një rast i rëndë, pra ta trajtosh në këtë mënyrë ka më shumë intencion politik sesa institucional.”, shprehet ish-presidenti gjatë një takimi në Korçë.

Gjatë prezantimit të FRD-së në këtë zonë të Shqipërisë, Topi sqaroi se qëllimi i tij është që në zgjedhjet e këtij viti të bëhet pjesë e një koalicioni, por nuk e bëri të ditur se me kë.

Ndër të tjera Topi foli edhe lidhur me votimin elektronik. Sipas tij, kjo është një lojë e vjetër e partive dhe e konsideron këtë kërkesë të PD-së si një tallje me institucionin e votës.

“Votimi Elektronik? Kjo është një lojë e vjetër e partive që kanë monopolin e komisionit zgjedhor. Besoj që shqiptari me kulturën më të ulët e kupton që është një estradë dhe një tallje me institucionin e votës. Unë kam qënë kohë më parë në Parlament, edhe kryetar i një grupi që organizonte negociata për reformën zgjedhore. Të thuash sot që pa votim elektronik zgjedhjet nuk janë të ndershme do të thotë se forcat kryesore që kanë patur pushtetin po pohojnë pas shumë vitesh se kanë vjedhur zgjedhjet. Pra njerzit e kuptojnë se është një farsë.”, tha kreu i FRD-së.

klementbalili
Në foto: Klement Balili, i njohur si “Escobari i Ballkanit”
Etiketa: Bamir Topi
Pas

Rama dhe Veliaj vendosin dy gurët e parë në Sheshin “Skendërbej” (FOTO)

Para

Nuk dorëzoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, prokurori tregon arsyen e vërtetë

Para
Nuk dorëzoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë,  prokurori tregon arsyen e vërtetë

Nuk dorëzoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, prokurori tregon arsyen e vërtetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.