14:56 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Çështja Balili, zyrtari i lartë i policisë zbulon të pathënat: Kur shkuam në hotelin e tij, kamerat ishin fshirë

23:37 | 31/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështja Balili, zyrtari i lartë i policisë zbulon të pathënat: Kur shkuam në hotelin e tij, kamerat ishin fshirë

Drejtori për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit, Idajet Feskaj zbulon të pathënat mbi operacionet për arrestimin e të ashtuquajturit “Escobari i Ballkanit”, Klement Balilit.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Feskaj tha se nuk mund të sqarojë pyetjen se përse Balili nuk u arrestua, që në momentin e parë që mbërriti kërkesa nga autoritetet greke.

“Në 17 maj ka mbërritur në Interpol Tirana kërkesa për kërkim ndërkombëtar të shtetasit Klement Balilit, për implikimin në trafik droge në shtetin greke. Në mbërritje të kërkesës iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë. Siç e përcakton dhe procedura dhe ekstradimi, ka një përjashtim kur bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. Nuk mund të sqaroj pyetjen se pse nuk u arrestua, pasi duhet të flas për ekstradimin. Çështja penale ka nisur nga shteti grek. E kemi çuar materialin në Krimet e Rënda dhe pas ndërhyrjes së policisë greke, që ka arrestuar 15 persona, ka nisur dhe hetimi për Balilin. Balili ka qenë i implikuar në këtë çështje. Në momentin që kishim procedimin, nuk kishim materiale për këtë person. I kërkuam autoriteteve greke se çfarë materialesh kanë pasur për të.”, tha Faskaj.

Sakaq, ai shtoi se policia nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen aktuale të shumëtëkërkuarit Balili.

“Nuk e kemi informacionin se ku ndodhet shtetasi Klement Balili. Kemi bërë kërkime dhe kemi informacionet tona, po i përpunojmë. Nuk e dimë se ku ndodhet, nëse do e dinim do e arrestonim.

A ka pasur dekonspirim? Janë kryer disa operacione. Ka pasur momente ku kemi dyshimet tona se ka pasur rrjedhje informacioni. I janë çuar prokurorisë për t’u hetuar” – tha zyrtari i lartë i policisë.  

Ndër të tjera, Feskaj bëri edhe një koment lidhur me akuzat e ministrit Manjani ndaj Policisë së Shtetit.

 “Unë nuk e di se çfarë akuzash bëjnë qarqet politike. Politikanët mund t’i shikojnë me ngjyra, kurse policia nëse janë shkelës të ligjit apo jo”, tha drejtori i hetimeve.

“A ka pasur përgjues në hotelin e Balilit?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua zyrtarit të lartë të policisë, por përgjigja e tij i habiti të gjithë.

“Ne nuk administrojmë hotelet e Balilit e se dimë çfarë kanë kamerat. Është bërë kontroll por nuk ka pasur pajisje të kamerave filmike. Kamerat ishin por pajisja është hequr më para se të bënim kontrolle. Me sa duket i kanë marrë masat para se të shkonim ne”, tha Feskaj. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: idajet feskajklement Balilipolicia
Pas

Vasili përgjigjet për 71 mandatet dhe presionin e Ramës: Gjynah mediat që bien në këto llogore!

Para

Denoncimi te Berisha: Intervista e Qoses e porositur, Rama-Vuçiç marrëveshje për aneksimin e Veriut të Kosovës

Para
Berisha: Piktori psiqik tentoi të kapte drejtësinë. Pengon intergimin me zarfe

Denoncimi te Berisha: Intervista e Qoses e porositur, Rama-Vuçiç marrëveshje për aneksimin e Veriut të Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Largohet pa paguar hotelin në Palasë, prishje prone në Dhërmi dhe ngacmim në Ksamil

Tabaku në Strasburg: Shqipëria ka nevojë për reforma reale dhe luftë kundër korrupsionit

SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD që shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Xi Jinping dhe Putin diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.