Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në deklaratën e tij për media edhe për çështjen ‘Beleri’.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ky problem, sipas tij, dëshmon mungesën e demokracisë në Shqipëri si dhe përdorimin kriminal të shtetit nga qeveria.
“Çështja Beleri s’është problem Shqipëri-Greqi, është një problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, i mungesës së shtetit të së drejtës dhe është drejtuesi më flagrant i kapjes së shtetit, përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri dhe nga qeveria, që nga minitria, prokuroria, gjykatat dhe çdo element tjetër/ Si dhe që nga përdorimi i dëshmitarëve të rremë, e po kështu bllokimi i betimit të tij është tërësisht anti-kushtetuese. Sepse asgjë s’e ka penguar për të bërë betimin e tij si kryetar bashkie. Ky është një problem i madh i demokracisë në Shqipër,”- është shprehur kryetari i PL-së.