Çështja ‘Beleri’ është kthyer në një problem në Gjykatën e Shkalles se Parë në Durrës. Dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi kërkesës së Belerit.
Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën. Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar të përfshihet në këtë çështje të nxehtë.
Tashmë gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër gjyqtarja Entela Shedola.
Seanca është parashikuar të mbahet mesditën e dates 10 tetor.
Discussion about this post