Kryeministri Edi Rama ka treguar të gjithë takimet dhe telefonatat me homologun grek Kyriakos Mitsotakis që pas ardhjes së tij në krye të qeverisë greke.
Rama tha se në asnjë moment nuk është folur për detin, duke theksuar se negociatat janë me fqinjët janë ngrirë që pas ndërrimit të qeverive.
“Unë me Mistsotakis kam folur kur ra tërmeti, më ka marrë në telefon dhe ka thënë se çfarë duhet të bëj unë, dhe kur kemi nisur fazën e dytë të hapjes së karantinës. Jam takuar në OKB dhe në një takim tjetër në Athinë kur nuk kemi folur asnjë sekond për këtë çështje, kemi qenë në prani të delegacioneve. Kemi folur për nismën për të sheshuar mosmarrëveshjet e mëparshme”, tha Rama.
Teksa fliste në Opinion, kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj liderëve të opozitës dhe presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë.
Ai u shpreh se në dialog me palën greke janë diskutuar të gjitha pikat përfshirë këtu edhe detin, por shtoi se për të pasur marrëveshje duhet të kalojë në shumë hallka, përfshirë këtu Kuvendin dhe presidentin e republikës.(M.Q/Faxweb.al)