12:29 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Çështja e emrit për Maqedoninë, Serbia dhe Greqia krijojnë aleancë kundër saj

16:23 | 01/02/2017
në Rajoni, Te Gjitha
0
Çështja e emrit për Maqedoninë, Serbia dhe Greqia krijojnë aleancë kundër saj

Pas Greqisë edhe Serbia i ka kthyer shpinën Maqedonisë. Kryeministri grek Aleksis Cipras i drejtoi Shkupit vetëm një ditë më parë deklarata nacionaliste, mesa duket këto kanë qenë të kordinuara nga mes dy qeverive asaj serbe dhe greke.

Kryeministri  Tsipras  theksoi se pavarësisht vullnetit grek çështja e emrit nuk mund të zgjidhet për aq kohë sa Maqedonia promovon politikë irredentiste dhe nacionaliste.

“Është e pakontestueshme që Serbia ka ndryshuar qëndrimet ndaj Maqedonisë, kjo është edhe në kontekst të marrëdhënieve me Greqinë sepse të mos harrojmë se kishte parashikime se Athina deri në fund të vitit të kaluar do ta njihte Kosovën. Tani Tsipras tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhe. Tërheqja e Beogradit nga njohja e emrit tonë kushtetues është një hap negativ dhe mendoj se me një veprim të tillë Beogradi kthehet në skenën politike të Ballkanit me një konflikt të drejtpërdrejtë me Maqedoninë me kthimin e politikës nacionaliste serbe që i ngjan kohës së Milloshevicit”, deklaroi Risto Nikovski, ish diplomat, njofton Alsat-M.

Po kështu sipas analistëve edhe pse  faji për mos zgjidhjen e çështjes së emrit nuk mund t’i faturohet vetëm Maqedonisë vendi ka dështuar në realizimin e prioriteteve sa i përket politikës së jashtme dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore.
“Situata përkeqësohet si në procesin e integrimeve evropiane ashtu edhe sa i përket marrëdhënieve të mira ndër- fqinjësore me më shumë fqinjë, jo vetëm me Serbinë, edhe me Bullgarinë, me Shqipërinë, Greqinë, Kosovën, kemi pasur më pak ose më shumë probleme por ja që edhe tani kemi probleme me të gjithë fqinjët. Kjo nuk është mirë as për Maqedoninë as për Serbinë e cila ka probleme me Kroacinë dhe Bosnjën, pra prapë lindin konfliktet politike në Ballkan që nuk do të ndihmojnë askënd në rajon”, deklaroi Bojan Mariçic, nga qendra maqedonase për edukim evropian. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: emrigreqimaqedoniserbi
Pas

Bërtet dhe zhvishet brenda aeroportit, shqiptari ndërron jetë në mënyrë misterioze në Itali

Para

Guvernatori i BSH: Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme, projekti 1 miliard dollarësh do sjellë investime

Para
Guvernatori i BSH: Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme, projekti 1 miliard dollarësh do sjellë investime

Guvernatori i BSH: Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme, projekti 1 miliard dollarësh do sjellë investime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.