Çështja e arritjes së marrëveshjes finale me Kosovën e ka vënë në lëvizje presidentin serb, Aleksander Vuçiç.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, Vuçiç deri në fund të këtij viti pritet që të takohet me figura të larta të shteteve të ndryshme për të kërkuar mbështetjen në lidhje me çështjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ashtu siç bëhet e ditur, javën e ardhshme presidenti austriak, Alexander Van Der Belen, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi ku do të takohet me homologun serb, Aleksander Vuçiç.
Austria njihet si përkrahje e fuqishme e pavarësisë së Kosovës.
Vuçiq pritet që në janar të takohet edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Brenda kësaj periudhe, sipas raportimeve ai pritet që në Beograd të takohet edhe presidentin francez, Emanuel Macron.
Presidenti serb në lidhje me çështjen e Kosovës, ekonomisë dhe interesave tjera të përbashkëta shtetërore, pritet që të takohet edhe me presidentin turk, Tayip Erdogan.
E në bazë të raportimeve të mediave serbe, takim pritet të zhvillohet edhe me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Kujtojmë se në takimin e kaluar mes Vuçiq dhe Putin, temë diskutimi ishte edhe çështja e Kosovës.
Ndërkaq, si temë më e përfolur e ditëve të fundit është edhe mundësia e korrigjimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qëndrimet e fuqive botërore në lidhje me këtë.