Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News komentoj deklaratën e Hashim Thaçit i cili u shpreh se është i gatshëm për korrigjim të kufijve. Me këtë Thaçi thotë se kupton kërkesën e Luginës së Preshevës që t’i bashkohet Kosovës, ndërsa nuk përmend se çfarë do të kërkojë dhe çfarë do t’i jepet Beogradit.
Goxhaj u shpreh se Thaçi ka vdekur politikisht ,por vetëm po refuzon që ti hidhet dheu. Sipas tij gjithë këtë çorbë e ka përgatitur rrjeti Soros.
“Unë besoj që Thaçi ka vdekur në kuptimin politik, por refuzon t’i hidhet dheu. Për mua Thaçi është jashtë rigjenerimit poltik. Kjo ishte një rrufe në qiell të hapur. U përgatit nga Thaçi, shpërtheu nga Thaçi dhe në përfundim u gropos nga Thaçi. Të gjithë e keqkuptokan Thaçin!? Analistët më të njohur në botë e keqkuptokan!?
Doni të kuptoni çfarë po ndodh në Kosovë?
NDIQNI ITINERARIN E ALEX SOROS NGA INSTAGRAMI:
4 Gusht 2018 Kosovë: NATO u tregon dhëmbët Serbëve! Edhe Thaçit!
4 Gusht 2018 Serbi: Serbia mbledh Këshillin e Sigurimit dhe mobilizon ushtrinë!
1 Gusht 2018 Kosovë: Thaçi shpall copëtimin (“korigjimin e kufijve”) të Kosovës kundrejt Serbisë!
1 Gusht 2018 Serbi: Alex Soros bisdeon ngrohtë dhe optimist me Vuçiç pas bisedës me Ramën!
31 Korrik 2018 Shqipëri: Alex Soros bisedon i lumtur me Ramën pas bisedës me Vuçiç!
29 Korrik 2018 Serbi: Alex Soros bisedon shumë optimist me Vuçiç dhe niset për të takuar Ramën!
26 Korrik 2018 Serbi: Alex Soros bisedon shumë i lumtur dhe optimist me Vuçiç pas bisedës me lidershipin kosovar!
25 Korrik 2018 Kosovë: Alex Soros bisedon shumë i lumtur me lidershipin kosovar madje takon këtë herë edhe bursistin e Soros Shpend Ahmetin!
24 Korrik 2018 Neë York: Alex Soros takon i lumtur Kryeministren LGBT të Serbisë para takimeve të saj me administratën amerikane të Trump!
24 Qershor 2018 Berlin: Alex Soros bën takime zyrtare me zyrtarë të lartë të Berlinit ku është vendosur edhe Fondacioni Soros pasi e përzunë nga Hungaria!
29 Prill 2018 Francë: Alex dhe George Soros takohen me Ramën dhe Vuçiç por takimi mbahet i fshehtë dhe çensurohet nga të gjithë mediat!
23 Prill 2018 Serbi: Alex Soros takohet shumë optimist me Vuçiç!
13 Janar 2018 Kosovë: Alex Soros takohet me, Albinin dhe viziton në zyrat e veta Vetvendosjen dhe më pas edhe “Shoqërinë Civile” të Soros në Kosovë!
12 Janar 2018 Kosovë: Alex Soros takohet me Thaçin dhe Haradinaj!
24 Nëntor 2017 Shqipëri: Alex Soros qëndron gjatë dhe i lumtur duke u shoqëruar nga Veliaj, Fuga dhe Edi Rama!
21 Nëntor 2017 Serbi: Alex Soros prezantohet me Vuçiç si trashëgimtar i Fondacioneve Soros dhe është i lumtur nga rezultati i takimeve!
20 Nëntor 2017 Serbi: Alex Soros takon lidershipin e Fondacionit Soros në Serbi!
23 Shtator 2017 SHBA: George Soros i prezanton Ramës Alexin si trashëgimtarin e tij me të cilin do të punojë ngushtësisht për të vënë në jetë Axhendën Soros!
Ja kjo ishte Axhenda Soros disa mujore hap pas hapi e Alex Soros që konkludoi me një krizë lufte që testoi vullnetin ushtarak amerikan për llogari të Rusisë dhe Gjermanisë siç u denoncua nga Kryeministri Haradinaj!!!
Amerikanët treguan që ata kanë një plan një agendë që nuk e lenë Kosovën të përcahet nga plehrat. Gjithë këtë e çorbë të madhe e ka përgatitur rrjeti Soros.
Ku e gjeti Hashim Thaci gjithë ktë guxim për të kryer “vetvrasje”.Më duket si ato agjentët që marrin një bombë dhe bëjnë vetvrasje.
Mënyra sesi ky e bëri këtë veprim në favor të Rusisë dhe Serbisë dhe kundër Amerikës dhe vendit të tij tregon se ka pasur një motiv shumë të madh. Ose mund të ketë qenë një spiun. Unë ju them me sigurinë më të plotë është se dje Serbia ka rritur një nga fitoret më të madhe të veta. Në 4 ditë presidenti i Kosovës dekalaron se ka 4 zona që mund ti jepen Serbisë. Të flasësh në 2018 për çështje shkëmibimi kufijsh?!
Thaci ka qenë një kukull në këtë skenarë. Dhe është përdorur si prezervativ. Ka humbur funksionin e tij politik. Tregon se ka humbur të gjithë staturën që e përbën atë si president i Kosovës. Dje dy njerëz nuk kanë folur Edi Rama dhe Lulzim Basha dhe kjo vërteton tezën time se këto të dy janë këlyshët e Sorosit.
Sa më shpejt të japë dorheqjen aq më pak pasoja do të ketë. Nëse Amerika nuk do të reagonte sot do të kishim një humbje të të luftës së 1999 dhe jo një fitore.”
(M.Q/Faxweb)