Cristiano Ronaldo nuk do të akuzohet për përdhunim në çështjen që përfshin Kathryn Mayorga në vitin 2009, këtë e ka konfirmuar prokuroria në Las Vegas.
Bëhet fjalë për incidentin e ndodhur në qershor të vitit 2009, kur Mayorga pretendoi se ishte përdhunuar nga ai në një hotel të Las Vegasit.
Ajo ka firmosi një marrëveshje me vlerë 375,000 $ për ta mbajtur të fshehtë, por së fundmi ka dalë hapur në rrjetet sociale.
Tani prokurorët e Clark County kanë publikuar një deklaratë duke thënë se akuzat nuk mund të vërtetohen, kështu që nuk do të ketë hetime të tjera.
@LasVegasDA Declines to Prosecute 10-year-old Sexual Assault Allegation Against Cristiano Ronaldo. @ClarkCountyNV pic.twitter.com/XXdc8D9Plk
— Clark County DA (@LasVegasDA) July 22, 2019