Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile Ervin Goci, i ftuar në Fax News për të folur mbi çështjen e Teatrit Kombëtar u shpreh se është krijuar një ligj i posaçëm për një marrëveshje korrupsioni mes një firme dhe autoriteteve ku mesa duket janë ulur dhe i kanë ndarë hesapet në tavolinë.
“Qeveria bashkë me aktorë të tjerë që nuk kanë lidhje fare me teatrin, ministria e Kulturës që në mënyrë krejt tradhtare me bashkinë e Tiranës që nuk dallohet më kush është njëra kush është tjetra dhe me aktorë të tjerë, sigurisht me biznesin, privat me një firmë kanë vendosur që ta shembin dhe e gjitha kjo mbasi thanë që propozimi i firmës është normal. Domethënë që gjithkush ka të drejtë të propozojë, por kjo nuk do të thotë që me një propozim ne i miratojmë.
Nga kjo bisedë ku tha rrini të qetë ju, sepse ne do të marrim propozime, shko dhe thotë që është normale që një institucion shtetit pret propozime për zhvillimin e teatrit, pikërisht në momentin kur thotë rrini të qetë ju, nxjerr një projektligj ku një procedurë kontrate futet në ligj, është rasti parë në glob. Ligji nuk është kontratë, as procedurë, është një frymë, rrëgullon ca marrëdhënie dhe më pas ka disa nene ku jepen disa direktiva teknike ku pastaj rregullohen me udhëzime.
Objekti i ligjit është një histori e frikshme. Si mund të behët një ligj i pocaçëm për një marrëveshje korrupsioni mes një firme dhe autoriteteve ku mesa duket janë ulur dhe i kanë ndarë hesapet në tavolinë. Është bërë një ligj për këtë punë. Kjo është bërë sepse eviton, se pari vendimarrjen dhe e dyta heqim përgjegjësitë nga vetja. Një element tjetër i frikshëm i këtij ligjit këtu shkelet ndarja midis pushtetit qendror dhe pushtet lokal.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post