Protesta e aktorëve për mosprishjen e Teatrit Kombëtar vazhdon të jetë kryefjala e kësaj periudhe.
Ditën e sotme i ftuar në FaxNews ka qenë regjizori Altin Basha, i cili ka folur për qëndrimin e tij pas dëgjesës që kanë pasur me ekspertët e fushës.
Si fillim duke u referuar edhe qëndrimit të aktorit Robert Ndrenika, i cili u përshëndet nga kryebashkiaku Veliaj, regjisori tha: “Ndrenika nuk ka qenë pengesë për ndërtimin e një teatri të ri.”
Në fjalën e tij regjisori tha se problemi më i madh i gjithë aktorëve është territori që do të humbasë pas ndërtimit të një teatri të ri.
“Humbja e parë, vendi ku shtrihet teatri, ky është problem kryesor.Ne preferojmë teatrin e sotëm, por të rikonstrukturar.”
Lidhur më konkluzionet që u arritën pas dëgjesës me arkitektët dhe nëse mund të dyshohet për ngjyrime politikë në punën e tyre ai tha:
“Dëgjesa që bëmë me arkitektët ishte me shumë pikëpyteje, pasi kishte shumë paqartësi. Ne fjalën e ekspertëve nuk duhet ta përkthejmë në ngjyrime politike. Do të ishte e pandershme që të thosha këtë gjë në logjikën time, pasi ishin emra të njohur firmosën gjëra nën peshën dhe përgjegjësinë e emrit të tyre. Aty pashë arkitektë të njohur që kanë edhe bindje të djathta, të cilët kishin të njëjtat mendime me pjesën tjetër.”
Ne besonim se ishte e mundur rikonstrukturimi i Teatrit ,por ekspertët mendojnë se nuk mban rikonstruksioni, është e pamundur.
Dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të ul kokën dhe të pranoj mendimin e eksperteve që nuk rikostruktohet më.”
Basha shtoi se beteja më e madhe do të jetë për territorin, pasi nëse do të ketë një teatër të ri nuk do të jetë i njëjtë me atë ekzistuesin.
Ju menduat se mund të bëhej rikonstruksioni, pas dëgjesës së Veliajt, cfarë mendojnë aktorët?
“Ne menduam se rikonstruksioni do të ishte në nderin e mbrojtes së kulturës së Teatrit.
Humbja e hapsirës dhe fitimi i një teatri të vogël, është problem më i madh që kemi të gjithë.Teatri i ri ka qenë një opsion, ideja jonë ka qenë që të kemi dhe të ndërtojmë një të ri, por edhe atë që kemi, pra dy teatër, në rastin që nuk kemi hapsirë.
A mendoini se ka pasur një trasparencë nga qeveria?
“Jo nuk ka pas, ka ardhur pas presionit të artistëve, më pas dolën problemet e territorit, doli kulla, Ministria e Kulturës u tërhoq, tani doli që ka një projektligj, për shkak të debatit u thirrën eksepertë, vetëm nga qendresa e artistëve. Komuniteti ka bërë shumë”.
Në lidhje me pyetjen se a i beson qeverisë mbi transparencën që ajo ka, regjzori tha nuk i beson idesë se nuk kanë lekë për teatrin.
“Nuk i besoj idesë se për ndërtimin e një teatri të ri që nuk ka lekë, pasi është e pamundur që të mos ketë 30 milonë lekë, pasi është projekt që do të zgjasi me 2-3 vite. Qeveria Shqiptare i ka mundësitë. Një opsion mund të ishte thirrja e qytetarëvë ku një pjesë të jetë fondeve të vijnë nga ta dhe pjesa tjetër nga qeveria me taksat e qytetarëve”shtoi ai.
Gjithashtu Altin Basha përshëndeti edhe qëndrimin e presidentit Meta. Duke qenë se dhe Ndrenika ka shprehur idenë që do ishte më mirë të ishte Presidenti ai që të merrej me këtë temë, ai tha:
“Patëm kontakt, ai ka bërë thirrje për dialog, dhe shohim si një figurë që ka rëndësi. Presidenti ka një rol për të luajtur në këtë marrëdhënie mes arstistëve dhe qeverisë. Mund të jetë një faktor për të arritur një dialog.”
Në fund të bisdës Basha tha se protesta do të vazhdojnë. Ai tha se nuk do ta braktisin dialogun, por kërkesa e artistëve është që dialogu të jetë konstruktiv, nëse është për fasadë nuk u interson.
(E.V/Faxweb.al)