16:17 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çështja e Teatrit, Veliaj: Tirana do të ketë një të ri, referendum në 30 qershor

16:27 | 31/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Është hardhucë, përdhunon dhe pemët”, ish-deputeti sulmon ashpër Veliajn

Tirana do të ketë teatrin e saj të ri dhe modern. Sipas Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të Teatrit Kombëtar që plotëson të gjitha standardet.

“Sot shumica e veprave në teatër kanë nevojë për një skenë fundore , pra për një hon të madh, ku skena të shkojë poshtë, për atë që quhet oxhak ku skena të shkojë sipër, ka nevojë që të kenë disa ambiente, të kenë një garderobë, të kenë hapësira. Ne do të kemi një teatër të ri por nëse dikush mendon një mendim alternativ siç është opozita duhet patjetër të vijë në 30 qershor e të na tregojë sa vetë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë edhe referendum më i mirë edhe për vetë opozitën, nëse qytetarët e duan një Teatër të ri modern në qytetin e tyre apo do të duan të kenë sërish atë ngrehinë.

” Javën tjetër do të kemi një Vendim të Këshillit të Ministrave, ku kryetari i Bashkisë drejton garën për teatrin. Do të lihet gara për 40 ditë, më pas apelimi ka kohë 30 ditë dhe pastaj do të ndërtohet teatri. Ne reflektuam, edhe pse kishim shumicën. Unë nuk flas për prishje, do të ndërtohet teatri i ri. Ky teatër u bë ambient provizor për shtatë vite, që ishte kinema për ushtarët e kazermës, nuk do të jetë më. Me atë kapacitet, nuk na vlen sot. Së pari, të pyesësh artistët ndërrohen në korridor. Projekti është i papërfunduar”-u shpreh Veliaj.

Fevziu: Po pse nuk e ruani këtë projekt. Urdhëro, i ka të gjitha në projekt, sallë mbledhjesh, bibliotekë, restorant, ka edhe një pishinë. Po them se nuk mban si ju, ndërtoje nga fillimi siç ishte.

Veliaj: Një ndërtesë tallashi e ndërtuar për shtatë vjet, ia bëmë për 70 vjet respektin. Sot ka nevojë për një skenë ku të shkojë poshtë, ka nevojë për një garderobë.

Fevziu: Pse nuk ndërtoni teatër të ri te Bulevardi i Ri?

Veliaj: Bulevardi i Ri është për të ardhmen e Tiranës. Sot qendra është ajo pjesë, ndoshta më vonë do të kemi edhe te Bulevardi i Ri. Por të paktën opozita të vijë më 30 qershor, e ta shohim sa duan tallashin e sa duan këtë.

Fevziu: Pse nuk bëni një sondazh, referendum?

Veliaj: Më 30 qershor…

Fevziu: Po zgjedhjet nuk janë vetëm për teatrin./Opinion.al

Etiketa: erion veliaj per teatrin
Pas

VIDEO/ Vrasja e vëllezërve në Shkodër, Asmer Bilalit i jepet leje nga burgu. Blindohet Shkodra

Para

Fitoi me 58.3% të votave, njihuni me presidenten e parë grua në këtë shtet europian

Para
Fitoi me 58.3% të votave, njihuni me presidenten e parë grua në këtë shtet europian

Fitoi me 58.3% të votave, njihuni me presidenten e parë grua në këtë shtet europian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk mbijetojnë 2 të miturit që shqiptari nxori nga lumi, prindërit dhurojnë organet

Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin e viktimave nga sulmi

Gjeneralët më të rëndësishëm të Iranit, cilët janë 3 “kokat” e ushtrisë së Teheranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

Macron komenton mbi sulmet izraelite ndaj Iranit: Palët të ushtrojnë përmbajtje

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: Jemi në momentin më të mirë, inovacioni dhe teknologjia sektorë të rëndësishëm të ekonomisë digjitale!

Iranianët dalin në protesta e kërkojnë hakmarrje, Presidenti bën thirrje për unitet

BE transferon 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

“Nuk do ta njohim Kosovën”, Vuçiç tmerrohet nga fjala “Kosovë” në Çeki

Irani tërhiqet nga bisedimet për negociatën bërthamore me SHBA-në!

Murtaja e dhenve, 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.