Gjyqi në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji është shtyrë sërish.
Salianji ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Petri prej implikimeve që ajo ka në këtë çështje.
Salianji: Unë kam zgjedhur të luftoj dhe do të luftoj.
Sot bëra një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares pasi dihet njëanshmëria e saj.
Edlira Petri ka shprehur njëanshmëri politike duke ndërhyrë në debatin e brendshëm të PD kur ka qenë gjyqi për vulën.
Jemi para gjykatës ne që denoncojmë.
Çështja ‘Babale’ ka kohë që shtyhet nga gjykata.
Dihet botërisht miqësia familjare e zotit Sadushi me Fatmir Xhafën. Nga ana tjetër gazetari Jetmir Olldashi ka bërë disa vendime për vetingun e zotit Sadushi, pse nuk u bë siç duhet, por pati një preferencë ndaj vetingut të tij.
Sipas sistemit të gjurmimit gjyqtarja nuk ka lënë gjurmë në të.
Do vazhdoj betejën për ata që më kanë votuar.
Discussion about this post