01:41 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Çështja ”Lu”, Çipa: ”SHBA garant i Shqipërisë”. Kulla: Na trajtojnë si Republikë bananesh dhe ananasi!

07:42 | 07/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Çështja ”Lu”, Çipa: ”SHBA garant i Shqipërisë”. Kulla: Na trajtojnë si Republikë bananesh dhe ananasi!

Çështje e heqjes së vizave të 23 prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë nga ambasada amerikane ka shkaktuar debate midis analistëve Ilir Kulla dhe Alesandër Çipa në studion e Tonight Ilva Tare. Të ftuarit me qëndrimet pro dhe kundër amerikane kanë tentuar të hedhin dritë mbi shumë nga pikëpyrtjet që shqetësojnë kokën e shqiptarëve.

Çipa thotë se SHBA-të janë garant të ekzistencës së shtetit shqiptar, ndërsa Kulla mendon se pas 104 vitesh shtet dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria trajtohet ende si republikë bananesh dhe ananasi.

Pjesë nga biseda:

Çipa: Marrëdhënia e shqiptarëve me ambasadorin amerikan nuk është e ngjashme me marrëdhënien e një qytetari grek me ambasadorin amerikan. Ka një kontekst historik, të cilën ne nuk mund ta injorojmë dhe neglizhojmë. Është thënë që partneriteti amerikan me Shqipërinë është strategjik për ekzistencën e shtetit shqiptar. Meqenëse periudha 104 vjeçare e shtetit shqiptar ka qenë e kërcënuar, dhe meqenëse në momente të caktuara kanë qenë po amerikanët që kanë përcaktuar fatin e shqiptarëve, është një moment që shënon marrëdhënien e real-politikës shqiptaro-amerikane. Flasim për një reformë të drejtësisë së munguar në këtë vend, jo drejtësisë cunguar. Mendoj se arsyetime të tilla janë indulgjenca të një konspiracioni që praktikisht po komentohet në mediat ballkanike.

Kulla: Ambasadori i ra publikisht Prokurorit të Përgjithshëm. Çfarë do të bënte ai?

Çipa: Cila nga mediat tona ka kërkuar konfirmimin zyrtar për punën. Nuk e jep ambasadori arsyen.

Kulla: Ato janë viza diplomatike. Anulohen vetëm në raste shumë të rralla. Në ato raste informohen krerët e shtetit çfarë ka ndodhur. Mund të kemi edhe raste flagrance të arrestimit të zyrtarit. Në këtë rast ne kemi një heqje në masë në mënyrë që kjo të ndikojë në procesin e Vettingut. Sepse është shkruar nga njerëzit e budallallepsur në Parlamentin shqiptar se po të mos kishte ti vizën amerikane të heqin edhe mandatin. Nuk kam ardhur për t’i bërë freskë asnjërin.

Çipa: Unë e kisha fjalën për këtë qëndrim që po mbahet nga një pjesë e politikanëve dhe opinionistëve në raport me reformën në drejtësi.

Kulla: Është e turpshme që Shqipëria 104 vjet shtet dhe vend anëtar i NATO-s, trajtohet si Republikë bananesh dhe ananasi. Gramoz Ruçit në vitin 2004 ju anulua publikisht viza dhe kryeministri i asaj kohe shkoi dhe e kërkoi zyrtarisht vizën dhe ju dha. Këto janë marrëdhënie shtetërore.

Tare: Mendon që vendimet e ambasadës së SHBA-ve janë vendime të Donald Lu dhe nuk janë të koordinuara me Departamentin e Shtetit?

Kulla: Jo vetëm që e mendoj por edhe e di këtë gjë. OK?! Në qoftë se ambasadori amerikan i ka shkruar një letër Prokurorit të Përgjithshëm në emër të qeverisë amerikane, unë nga ky ambasador pres shumë gjëra. Pres gjithçka! Mua më lind dyshim i fortë se ai ka qenë qëndrim individual i tij dhe do ta konfirmojmë javët e ardhshme.

 

 

 

Etiketa: cipadebatikullalu
Pas

Nëna e rrihte, njerku e përdhunonte, 16-vjeçarja shqiptare i denoncon në policinë greke

Para

Noizy: 10 vjet në showbiz dhe mbetem mbreti

Para
Noizy: 10 vjet në showbiz dhe mbetem mbreti

Noizy: 10 vjet në showbiz dhe mbetem mbreti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.