Ka zgjatur rreth një orë marrja në pyetje e ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli në lidhje me cështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Ish-ministri u paraqit sot paradite në ambientet e SPAK, ku pritet të mësohen detaje për deklarimin e tij.
Ndërkohë, një ditë më parë në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ku u pyet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.
Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.