Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka folur për çështjen “Tahiri” dhe ekstradimin e finacierit të Habilajve Nezar Seiti, ekstradim i cili shkaktoi debat të fortë politik pasi opozita akuzoi maxhorancën se ky veprim u bë në shkelje të ligjit për të mbrojtur ish-ministrin Saimir Tahiri.
Marku tha në “Real Story” se çështja ‘Tahiri’ është një nga shqetësimet kryesore të saj, ndërsa shtoi se ajo i ka shprehur gjithë mbështetjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të hetuar deri në fund këtë çështje.
Është një nga shqetësimet e mia permanente, një nga shqetësimet kryesore. Kam patur shume kontakte me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku I kam garantuar për mbështetjen për hetimin deri në fund të kësaj çështjeje’, tha marku
Për ekstardimin e Seitit ajo tha se kërkesa është bërë para se ajo të ishte në këtë pozicion dhe se procedura e ekstradimin e tij nuk lidhet me të. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post