22:53 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar?

08:49 | 13/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar?

PS nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herë të tretë, duke mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës për verifikim.  Kryetarja e Kuvendit njoftoi se do t’i drejtohet nesër (pra 13 shtator) Komisionit të Venecias për mendim.

Po kush do të jetë objekti për të cilin do kërkojnë mendim?

Në raportin dërguar Kuvendit lidhur me mandatin e Xhaçkës, ishin dhe pyetjet që PS ka përgatitur për Komisionin e Venecias, duke kërkuar mendim në lidhje me përplasjen e kompetencave të Kuvendit dhe Kushtetueses.

Pyetjet për Komisionin e Venecias
1- Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar?

2- Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit? Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

3- Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?

4- Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë, krahasuar me kompetenën e gjykatës përkatëse?

5- Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë cështjen në gjykatën e caktuar?

Etiketa: komiioni i veneciaskuvendiOlta xhacka
Pas

Çfarë po ndodh me popullsinë në Shqipëri? OKB: Ka rënien më të madhe të lindshmërisë në rang global deri më 2054!

Para

Kërkesa për 25 mijë profesionistë, Gjermania sërish mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor

Para
Kërkesa për 25 mijë profesionistë, Gjermania sërish mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor

Kërkesa për 25 mijë profesionistë, Gjermania sërish mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.