Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në Prokurorinë e Tiranës. Ai është thirrur për të dëshmuar në lidhje me padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për çështjen “Xhisiela”.
Balla tha më herët se Basha në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, krijuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.
Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla. Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.
(J.D/Faxweb.al)