07:55 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çështjet Ligjore/ Debate për buxhetin e Kushtetueses, Metalia: Duhet ta rrëzonit marrëveshjen antikombëtare Rama-Meloni!

11:22 | 13/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështjet Ligjore/ Debate për buxhetin e Kushtetueses, Metalia: Duhet ta rrëzonit marrëveshjen antikombëtare Rama-Meloni!

Po zhvillohet sot (13 Nëntor) mbledhja e radhës e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në lidhje me buxhetin 2025. Rendi i ditës parashikonte dëgjesën e Gjykatës Kushtetuese, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit dhe Presidenca.

Për Kushtetuesen ishte i pranishëm sekretari i institucionit, Eugen Papandile, që tha ndër të tjera se buxheti për këtë vit është ai i kërkuar nga Gjykata, por shtroi disa problematika për paga dhe shtesa fondesh pasi është rritur mbingarkesa nga ankimimet dhe kërkohet staf shtesë.

“Dy vitet e fundit buxheti për Gjykatën Kushtetuese, në krahasim me vitet e tjera, ka qenë ai që është kërkuar dhe duket se kërkesat kanë rënë në “vesh të mirë”. Buxheti për vitin 2025 është në përputhje me kërkesat tona të bëra. Por duam të paraqesim disa kërkesa për fondin e pagave dhe shpenzimeve, në lidhje me nevojat aktuale që kemi. Kemi kërkesa ankimuese në numër të lartë, pra duke krijuar edhe ngarkesë dhe nevojë për shtesa fondi dhe administrate”, tha ndër të tjera Papandile.

Mbledhja kaloi te pyetjet dhe përgjigjet, ku nuk munguan edhe debatet e forta, pas kritikave që deputetja demokrate Lindita Metaliaj ngriti për çështjen e marrëveshjes së emigrantëve Itali-Shqipëri. Ligjvënësja doli nga rendi i ditës, duke kërkuar llogari ndaj Kushtetueses për atë vendim të dyshimtë që mori për kërkesën e PD, për ta rrëzuar marrëveshjen si antikushtetuese dhe të paligjshme. Metaliaj tha se Gjadri është kthyer në burg dhe se padia që opozita bëri për marrëveshjen tregoi se kishte prova të forta. “Ju s’u ngritët në nivelin e kërkuar të detyrës, nuk morët parasysh as Gjykatën Britanike apo ato Italiane”, tha deputetja.

Fjala e saj u ndërpre nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, që i kujtoi koleges se opozita pretendon se nuk komenton vendimet e drejtësisë dhe se kjo mbledhje kishte të bënte me buxhetin dhe jo vendimmarrjet. Kurse deputeti Dogjani ritheksoi antikushtetueshmërinë e marrëveshjes, duke çuar në mbylljen e dëgjesës.

Pjesë nga debati:

Lindita Metaliaj: Po marr shkas nga diskutimi për buxhetin për të ngritur shqetësimin për protokollin Rama-Meloni. Meqë jam përfaqësuese e Lezhës, për situatën në kampet Gjadër dhe Shëngjin, kujtoj se fal edhe vendimit tuaj 5 me 4, në Gjykatën Kushtetuese, për padinë e bërë nga Partia Demokratike, duke e rrëzuar, tregon se PD kishte prova të forta, vendimi i sforcuar e tregon këtë. Pasi shkelet kushtetuta dhe ligjet, konventat evropiane, statusi i refugjatit etj. Kjo marrveshje jo vetëm po vijon, por shikojmë anije që vijnë dhe kthehen pas. Fal asaj marrëveshje që votuat 5 me 4, që ishte e paligjshme, treguat se nuk u ngritët në krye të detyrës tuaj.

Klotilda Bushka: Ju po komentonin vendimet e gjykatës, ndërkohë që duhet t’i respektoni. Jemi për buxhetin, bëni pyetje për buxhetin. Mos përdorni këtë mbledhje, respektoni gjykatën dhe vendimmarrjen…

Metalia: Gjykata Kushtetuese dhe administrata paguhen nga ky buxhet dhe nëse duan ta marrin votën këtu, dua ta ngre shqetësimin se jam përfaqësuese e Lezhës, sepse Gjadri dhe Shëngjini janë kthyer në kamp refugjatësh, një burg.

Bushka: Ju jeni juriste dhe i dini kufijtë…

Lindita Metalia: Kushtetuesja duhet të ngrihet në nivelin e gjykatave europiane, si Katanias, Romës, Britanisë dhe t’i kërkonte mendim Komisionit të Venecias. Më e pakta ishte kjo. Shohim anije që vijnë në Shëngjin i sjellin ata fatkeq dhe i kthejnë përsëri si pasojë e asaj marrëveshjeje antikombëtare Mekloni-Rama. Të paktën Kushtetuesja duhet të ngrihej në nivelin e kushtetueshmërisë dhe ta rrëzonte, ose të merrte shembull Britaninë dhe gjykatat italiane. Ose t’i drejtohej Venecias.

Bushka: Zoti Papandile, mund të largoheni, dëgjesa mbyllet këtu.

Asllan Dogjani: Marrëveshja është antikushtetuese, Gjykata duhet të bënte detyrën. Kjo është e papranueshme!

Pas

Kundërshton vendimin me burgim të përjetshëm, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimimin e Laert Haxhiut

Para

‘Sterilizimi/ ‘Pa dëshminë e Edi Ramës nuk mbyllet ky komision’, Spaho mazhorancës: Nuk ka pse të jeni kaq kokëfortë

Para
‘Sterilizimi/ ‘Pa dëshminë e Edi Ramës nuk mbyllet ky komision’, Spaho mazhorancës: Nuk ka pse të jeni kaq kokëfortë

'Sterilizimi/ 'Pa dëshminë e Edi Ramës nuk mbyllet ky komision', Spaho mazhorancës: Nuk ka pse të jeni kaq kokëfortë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.