Zhvillimet e ditëve të fundit, dorëheqja e papritur e Fatmir Xhafajt, emri i ri i Ministrit të Brendshëm si dhe konferenca për media e ditës së sotme e Saimir Tahirit, ka bërë që socialistët të thërrasin në një mbledhje urgjente Kryesinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja është mbajtur rreth orës 15:00 në ambientet e selisë rozë, larg vëmendjes së mediave. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në këtë takim, ndërkohë që Kryesia e PS-së zhvilloi një tjetër mbledhje pak ditë më parë ku u vendos shkarkimi i disa prej kryetarëve të degëve, shkruan Politiko.
Mbledhja vjen në një moment kur në media është raportuar për një situatë të nxehtë në grupin parlamentar socialist. Pikërisht përplasjet e brendshme thuhet se u bënë shkak edhe për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.