13:19 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“CEZ”, Spaho-Ramës: “Avokati ndërkombëtar iu tha të shkonit në arbitrazh, morët vendim politik” Kryeministri: Shqipëria doli me fitim

10:44 | 29/12/2016
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
“CEZ”, Spaho-Ramës: “Avokati ndërkombëtar iu tha të shkonit në arbitrazh, morët vendim politik” Kryeministri: Shqipëria doli me fitim

Në vijim të dëshmisë së tij në Komisionin e CEZ-it, kryeministri Edi Rama ka vijuar të mbrojë vendimin e qeverisë së tij për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me CEZ.

I pyetur nga kreu i komisionit, Edmond Spaho për arsyen pse nuk u mor në konsideratë sugjerimi i avokatit ndërkombëtar që kërkoi që Shqipëria të shkonte në arbitrazh, Rama këmbënguli se ky ishte vendimi më i mirë që u mor për shkak se pozicioni i palës shqiptare ishte dobësuar së shumti në atë periudhë.

Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk ishte në kushtet për t’iu përgjigjur palës tjetër që e kishte ftuar në arenë. Ndaj nëse do të shkonte në arbitrazh, do të dilte me humbje.

Diskutimi mbi kërkesën për arbitrazh të avokatit ndërkombëtar

EDI RAMA: Ju mund të pyesni çdo gjë, meqë nuk keni bërë asnjë hetim paraprak unë them që të mos humbasim kohë, iu lutem bëni të gjitha pyetjet që keni.

Edmond Spaho: Thatë që pozicioni i palës shqiptare ishte dobësuar, si është arritur në këtë konkluzion? A i është kërkuar qeverisë të vazhdojë arbitrazhin?

EDI RAMA: Pozicioni ynë ishte dobësuar. Mos harrojmë që ishim në një situatë ku pala tjetër CEZ kishte çelur një proces në mënyrë të paligjshme. Të gjitha diskutimet na dhanë këtë konkluzion që është mbështetur fuqimisht në Vienë. Kjo marrëveshje është arritur me prezencën e sekretariatit të energjisë, në mënyrë më të mirë të mundshme.

Edmond Spaho: Sa i takon çështjes së arbitrazhit, qeveria është këshilluar nga avokati që është paguar jo pak që ta ndiqnit çështjen në arbitrazh. “Edhe kur qeveria vendosi të hyjë në negociata, përsëritëm në shumë raste që qeveria duhet të arbitrojë kundër CEZ-it”, është shprehur ndër të tjera avokati.

EDI RAMA: Kam pasur numër të konsiderueshëm faktorësh dhe po ashtu faktorë të tjerë që përmenda kanë qenë pjesë e këtij procesi. Ne gjendeshim në një pozicion të pamundur. E vetmja gjë që mund të bënim ishte ajo që bëmë, rezultati flet vetë.

Edmond Spaho: E konsultuar midis jush dhe jo me avokatin ndërkombëtar që paguanit. Ju e hodhët poshtë…

EDI RAMA: Këtë e thoni ju, unë konsideroj që kur bëhet fjalë për konsultime ka pikëpamje të ndryshme dhe në fund prevalon pikëpamja më e qëndrueshme.

Edmond Spaho: Në 2 dhjetor ka një letër ku thuhet “Hapni arbitrazhin, kjo punë mund të bëhet për dy javë”, pra pa u mbyllur viti 2013 dhe ju keni refuzuar ta bëni.

EDI RAMA: Grupi negociator ka shqyrtuar me kujdesin më të madh në të gjithë aspektet dhe bënë më të mirën e mundshme.

Edmond Spaho: Unë po iu tregoj dokumentet në të cilat faktohet se ishte e mundur të shkonit në arbitrazh. Ishte zgjidhja juaj të mos shkonit, Kishit fuqinë rë shkonit në arbitrazh.

EDI RAMA: Nuk qëndron sipas jush, por qëndron sipas nesh. Ishte pikëpamja që prevaloi në fund, zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte në rrugën e çelur nga pala tjetër që na kishte ftuar në arenë.

Edmond Spaho: Këtë e thoni ju. Keni 345 milionë euro të papaguara.

EDI RAMA: Në dijeninë time unë di që ju kërkoni atë që them unë. Ju jeni të lirë ta merrni në një mënyrë ose një tjetër. Unë e them kush tjetër e thotë?

Edmond Spaho: Ju e thoni se është vendimi juaj. Kush e mori vendimin?

EDI RAMA: I gjithë vendi, grupi që ishte ngarkuar për të marrë vendimet. Ministri Gjiknuri bëri një parashtrim që e mbështes plotësisht.

Edmond Spaho: Gjiknuri ka pretenduar se këtë qëndrim ka mbajtur edhe avokati ndërkombëtar. Unë i paraqita dokumentet dhe më pas ministri pranoi që ishte vendim politik.

EDI RAMA: Jeni ju që përcaktoni gjendjen, unë iu them se mbështes atë që ka thënë ministri dhe atë që është bërë. Iu them me bindje se në mënyrën që e zgjidhëm Shqipëria fitoi.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: cezedi ramaedmond spaho
Pas

Rama ironizon Spahon për CEZ: Lexojmë libra të njëjtë dhe kemi pikëpamje të ndryshme

Para

Bonusi i strehimit, emrat e 156 familjeve që përfitojnë

Para
Bonusi i strehimit, emrat e 156 familjeve që përfitojnë

Bonusi i strehimit, emrat e 156 familjeve që përfitojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.