Më 30 Janar të këtij viti, Ylli Manjani dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Drejtësisë, pas një takim të tijin me kryetarin e LSI-së dhe njëherazi të Kuvendit, Ilir Metën.
Në konferencën e tij për shtyp pak pas dorëheqjes, ai lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e nisur me kryeministrin Rama për të vazhduar me ministrin Tahiri, çështjet si moskapja e Klement Balilit dhe tenderat.
Në akuzat e tij për Saimir Tahirin, ai u shpreh se ndërkombëtarët i kishin kërkuar kryeministrit Edi Rama largimin e Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe jo shkarkimin e vetë atij, Manjanit.
Shkarkimi i Saimir Tahirit
Çfarë kam thënë unë? Të arrestohet Balili, drejtorët e policisë hanin e pinin te Santa Quaranta. Unë nuk kisha ndonjë kompleks. Ramës i është kërkuar shkarkimi i ministrit të tij të Brendshëm, i kanë kërkuar shërbimet partnere, dhe jo timin. Ai duhet të ishte i shkarkuari, jo unë, i di mirë arsyet ai. Është kollaj t’i kërkosh ministrit pse flet pa leje. Ja pra, këto janë historitë. Unë i kam thënë. Jam tërësisht i qartë dhe i përgatitur për çdo lloj skenari. Nuk kam bërë kurrë kompromis në raport me të vërtetën dhe me profesionalizmin.
Klement Balili
Çfarë kam thënë unë? Të arrestohet Klement Balili! Ju thoni “kokë turku”, dikush më thotë “kokë greku”. Me këtë çështje unë kam qenë shumë i qartë, unë e kam votuar kronologjinë e Ministrisë së Drejtësisë, çdo gjë ka qenë brenda ditës. Ka vetëm një datë, 17 maj 2016, kur Ardian Çipa, shefi i Interpolit ka informuar se ndaj Klement Balilit ka urdhër ndërkombëtar. Që nga ky moment duhej arrestuar. Unë nuk akuzoj askënd. Ky është fakti. Po sigurisht se policët flenë te “Santa Quaranta”. Nga Data 17 maj ky person duhet të ishte arrestuar, asgjë tjetër.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post