Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, nga Roskoveci, ku kryebashkiakja Majlinda Bufi dhe dy drejtoresha u premtojnë maturantëve ndihmë në provimet e maturës, nëse votojnë Partinë Socialiste.
Berisha tregon se videoja ëqshtë dërguar nga qytetari dixhital.
POSTIMI I BERISHËS
Banditistan: Bashkiaket e Roskovecit piknik elektoral me gjimnaziste!
Gjimnazisti dixhital denoncon:
– Ndrikullen e bashkise se Roskovecit dhe
-Dy ndrikullat drejtoresha te dy gjimnazeve qe
– Organizojne piknike elektorale dhe premtojne se
– po votuan per PS, do kalojne pa problem provimet e matures, sikunder duke mashtruar
– me lek per te blere voten.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon qe ka derguar gjimnazisti dixhital. sb
“Para 2 oresh tek liqeni i kurjanit te gjith ne qe jemi ketu jemi maturant ne gjimenazin adem vrapi rroskovec dhe didin bishani kurjan . Sot esht nje dite pushimi dhe e nderuara zonja majlinda bufi . Me ne krye dy drejtoreshat e ketyre dy gjimenazeve na premtuan qe nese i japim voten partis socialiste ne do te kalojm pa problem provimet e matures .
Dhe disave prej nesh duke i mashtruar me lek dhe duke i bler voten” (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post