Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ka folur për krizën politike në vend, në veçanti për mossrregjistrimin e opozitës në zgjedhjet e ardshme parlamentare. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problem, ai ka deklaruar se është i gatshëm të japë edhe dorëheqjen.
“Nëse do të jetë e nevojshme, si president i ardhshëm unë jap dorëheqjen. Ne duhet të shpëtojmë zgjedhjet, stabilitetin e vendit, imazhin e vendit.”, deklaroi Meta.
Fjala e Metës:
“Për dekriminalizimin i kam dhënë të drejtë PD-së, e kemi mbështetur, të gjithë e kanë merak procesin e Reformës në Drejtësi pse të mos zbatohet, por ai bojkoti e spostuan në kohë, me një politizim të panevojshëm.
Për kanabizin mund të them se opozita ka qenë pak e vonuar, pasi ka qenë LSI mbi të gjitha Manjani që e kanë denoncuar, por opozita e ktheu në një kauzë reale. Si nëj lloj justifikimi që kanabisi u përdor për të reformuar rezultatin.
Për çështjen e heqjes së kryeministrit, cili do të jetë kryeministri? Së dyti për çështjet e zgjedhjeve, për mua nuk është tabu të shtyhen një javë, 2 javë apo 3 javë, por asnjëherë nuk i kam lejuar opozitës, as direkt as indirekt se mund të ndodhin zgjedhje përtej korrikut sepse në shtator mbaron mandate.
Pas 9 shtatorit normalisht mandati mund të zgjatet larg qoftë nëse jemi në gjendje lufte, pavarësisht se ka shqetësime për drogën, zgjedhjet, keqpërdorimin e administratës, parave të pista në fushatë, por nuk jemi në gjedhje të themi do bëhen zgjedhje në shtator tetor apo kur të bëhet i mundur votimi elektronik.
Ne çdo gjë i vumë në dispozicion të opozitës, edhe ministrant tanë.
Unë jam shumë i kujdesshëm, është një nga deklaratat më të përgjegjshme, në një kohë shumë të favorshme për t’i paraprirë përshkallëzimit të krizës dhe ka qenë shumë e thjeshtë për të ofruar një qeveri besimi, ne kushtëzonim koalicionin me PS me demostrimin nga ana saj, për të krijuar një klimë besimi opozitës.
Për mendimin tim ishte një arritje, sepse nuk ndodh kurrë të shtyhen zgjedhjet, Rama e pranoi një shtyrje dhe të pranueshme. Po rata e tërhoqën litarin të dy, kur tërhiqet litari bien të dy, s’ka rëndësi kush ka faj më shumë.
Nëse do të jetë e nevojshme, si president i ardhshëm unë jap dorëheqjen. Ne duhet të shpëtojmë zgjedhjet, stabilitetin e vendit, imazhin e vendit.”, deklaroi Meta. (D.D/Shuplaka)