Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i shkarkuar nga Edi Rama të shtunën, vijon të qëndrojë në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme.
Ai i është bashkuar nismës “ti je nje luledielli” dhe ka publikuar në profilin e tij dy foto ku shkruan: “Për më të fortët 🙂 #tijenjeluledielli”.
Ky është statusi i parë që prej reagimit të tij të shkurtër ditën e djeshme, kur në media qarkullonte lajmi se ai ishte shkarkuar, por vetë Tahiri e mohoi dhe tha sa as i kishin kerkuar, as kishte dhënë dorëheqje. Por kete lajm e konfirmoi sot vetë kryeministri Rama i cili tha se Tahiri bashke me 3 ministrat e tjerë qe u shkarkuan do të udheheqin fushaten elektorale per zgjedhjet e qershorit në zonat që ata drejtojnë.
(M.D/ Shuplaka)