Ben Blushi nga senanca plenare ka deklaruar se deputetët e vendit mendojnë si karrige jo si njerëz për pushtetin. Ai theksoi se parlamenti ka nevojë për njerëz të lirë dhe jo të prekur nga krimi dhe korrupsioni. Po kështu gjatë fjalës së Blushit të gjithë deputetët ishin me kokë ulur duke u marrë me telefonat e tyre.
“Ky parlament është problemi i Shqipërisë, ajo që do të të doja të bëja si LIBRA si parti e re, dua të sjellë në parlament njerëz të lirë, që nuk vijnë nga bandat, nga krimin, dhe vijnë nga modestia e tyre, që mbrojnë interesin publik. Asnjë prej jush nuk ka mundësi të jetë në interesin publik. E di kush mund ta mbajë dhe si duhet të jetë deputeti i Shqipërisë? E keni provuar që nuk jeni njerëz të lirë, inxhinierë, avokat, mësues, jurist. Unë jam ai që ika nga ju. Sa nuk është vonë ndryshoni, po ju mendosi si karrige jo si njerëz, pushteti nuk e mbajnë karriget, po pushtetin e mbajnë njerëzit.”, u shpreh Blushi. (J.V/Shuplaka)