Ajo është një ndër gratë më të suksesshme. Fjalën e kemi për Anita Haradinajn, bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës.
Në një intervistë të fundit për “Kosova Press” ajo ka rrëfyer edhe dhuratën që i kërkoi Haradinajt prë festat e fundvitit. Gjatë intervistës ajo zbuloi se i kërkoi rrogën e trembëdhjetë.
“Meqë jemi në festat e fund vitit dhe jemi në prag të përmbylljes së vitit, ne të gjithë jemi punëtorë me rroga domethënë, me që jemi në kohën e bërjes së dhuratave, e kisha lutur të na bëjë dhuratë rrogën e trembëdhjetë, po si qytetare që ballafaqohemi çdo ditë me probleme do të kisha dashur edhe unë si kërkesa e shumicës së kosovarëve që është: Një Kosovë më e mirë, me zhvillim ekonomik më të mirë, me liberalizim vizash dhe me mundësi më të mira për të ardhmen e fëmijëve tonë”, është shprehur Anita Haradinaj. (J.V/Faxweb)