Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Erik Fullani është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe mjaft i ndjekur.
Fullani nuk heziton aspak të promovojë jetën e tij luksoze me foto dhe video ndërkohë që shpenzimet duken marramendëse.
Në një pyetësor në Instastory, Eriku ka zgjedhur t’i përgjigjet një ndjekësi. “Çfarë di të bësh në jetë përveçse të harxhosh lekët e babit?’ e pyet ai.
Ndërkohë Eriku i jep përgjigjen epike: “Të harxhoj edhe të mamit”, dhe e shoqëron me një emoji që qesh me lot.