02:50 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë dihet deri tani mbi sulmin ndaj kanalit të ujit në veri të Kosovës

13:08 | 01/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë dihet deri tani mbi sulmin ndaj kanalit të ujit në veri të Kosovës

Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.

Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se është përdorur eksploziv deri në 20 kilogramë i cili ishte vendosur në një çantë të zezë dhe ishte aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.

Autoritetet e Kosovës akuzuan Serbinë për këtë sulm, të cilin e cilësuan si terrorist, duke shtuar se ishte sulmi më i rënd ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga lufta e fundit në Kosovë.

Serbia e mohoi këtë.

Pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin, autoritetet kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv. Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mohoi çdo përfshirje në sulm, duke shtuar se akuzat e bëra kundër Serbisë “pa prova mbështetëse” janë “shumë shqetësuese”. Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar “për këtë akt sabotimi”.

Të shtunën pasdite, Bashkimi Evropian dënoi ashpër “sulmin terrorist”, duke shtuar se “është një akt i neveritshëm sabotimi ndaj infrastrukturës kritike civile të Kosovës”.

Aksioni i policisë

Tetë të arrestuarit dhe të shoqëruar në polici të shtunën, dyshohen për përfshirje në veprime kriminale e terroriste.

Kanali i dëmtuar.

Ata dyshohen për përfshirje në sulmin ndaj kanalit të ujit të premten dhe se janë pjesë të “Mbrojtjes Civile”, e cila ka vepruar ilegalisht në veri të Kosovës nga viti 2011 dhe cila është shpallur organizatë terroriste në qershorin e vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës. Pasojat e shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër – Lepencit në një fshat të Zubin Potokut, në veri të Kosovës, 29 nëntor.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera, sipas drejtorit të Policisë, Hoxha.

Në një bastisje të ndarë në Zveçan, Hoxha tha se policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi të fshehur si, dy pushkë AK47, tri revole, një armë gjuetie, dy armë rekreative, gjashtë karikator të AK47, municion dhe uniforma ushtarake.

Hoxha tha se armatimi i konfiskuar mund të lidhet me sulmet e kësaj jave dhe me raste të tjera që autoritetet janë duke i trajtuar.

Policia e Kosovës shfaq për media armë, municion dhe uniforma ushtarake të cilat tha se i konfiskoi gjatë një aksioni të gjerë në veri të vendit, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, 30 nëntor, Mitrovicë e Jugut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një konferencë për media se shumica dërrmuese e armatimit dhe pajisjeve të tjera të konfiskuara janë “prodhim serb” dhe se një pjesë e madhe e tyre janë “pajisje ekskluzivisht ushtarake” që nuk mund të gjendet lehtë në tregun e zi.

Eksplozivi i përdorur në sulmin ndaj kanalit të ujit “është e pamundur të gjendet, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”, u përgjigj Sveçla pasi u pyet se si ka mundur të futet një sasi kaq e madhe eksplozivi në atë pjesë të vendit.

Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese..

Pas

Kundër dhunimit të të drejtave të njeriut, qindra aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe Shqipëri protestë në Shëngjin për emigrantët

Para

Observatori Sirian: Aleppo është plotësisht jashtë kontrollit të qeverisë

Para
Observatori Sirian: Aleppo është plotësisht jashtë kontrollit të qeverisë

Observatori Sirian: Aleppo është plotësisht jashtë kontrollit të qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.