Të vrullshme ishin zhvillimet e natës së djeshme ku Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi tre urdhër-arreste për drejtues të lartë të Policisë në Vlorë.
E çuditshme është fakti se asnjë prej tyre nuk është lokalizuar derimë tani, çka të bën të dyshosh se arratisja e tyre është bërë për shkak se dikush i ka njoftuar në lidhje me veprimet e Prokurorisë.
Më konkretisht emrat janë si më poshtë:
Jaeld Çela, ish-drejtor i policisë së Vlorës, ish-drejtorin e postës së Dhërmiut Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.
Sokol Bode është i njohur4 për fotot e tij me vëllezërit Habilaj. Përsa i përket vendodhjes së tyre, paraprakisht flitet se Gjergj Kohila është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa për Çelën dhe Boden ende nuk ka asnjë informacion.
Po cilat janë akuzat e Prokurorisë, për të cilat ka lëshuar dhe urdhër arreste:
Prokuroria thotë se megjithëse Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, kanë pasur dijeni për aktivitetin kriminal të këtij grupi, kanë zgjedhur të mosveprojnë, për shkak të pagesave financiare që ky grup kriminal jepte për ta.
Madje në një rast, thotë prokuroria, kur vllezërit Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, po ngarkonin nga Porto-Palermo në një peshkarexhë italiane një sasi prej 1 tonë drogë,patrulla e policisë kufitare e postës së Dhërmiut, megjithëse ka konstatuar hapur trafikimin e drogës, nuk kanë vepruar për të kryer parandalimin e këtij trafiku.
Ndërkohë për nxjerjen e urdhërave të arrestit ndaj tre zyrtarëve të policisë së Vlorës, prokuroria ka përdorur dhe materialet hetimore që kanë mbëritur së fundi nga prokuroria e Katanias në Itali.
Dosja e Catanias nxjerr zbuluar dhe emra të tjerë:
Në përgjimet që kjo prokurori ka kryer, duket se janë administruar biseda ku përmenden zyrtarët e policisë së Vlorës, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me anëtarët e tjerë të grupit të “Habilajve”.Në dokumentacionin e mbëritur nga italia bëhet fjalë për një grup kriminal që janë të implikuar rreth 40 persona.
Pikërisht në këtë dosje, ka dalë dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili përmendet nga Habilaj, duke nënkuptuar që Tahiri ka dijeni për aktivitetin kriminal dhe madje i blejnë dhe byzylykë floriri për nënën dhe gruan e ish-ministrit të Brendshëm. Moisi dhe Florian Habilaj akuzohen për trafikimin e rreth 3.5 ton kanabis në drejtim të Italisë përgjatë viteve 2013-2017, kohë kur antimafia italiane i mbante në përgjim.
(E.K/Faxweb)



Se cme kujtohet nji skec i estrades se Fierit kur Luftar Pajo i thoshte me ze te larte nji mikut te tij(Pajua loste drejtorin e ndermarjes) se sonte do te bejme nji kontroll te befasishem ne ndermarje.E degjonte e gjithe Mehalla.Cuditem se si mund ta kene marre vesh 3 Drejtoret lajmin e arrestimit.