Demokratët janë të vendosur të mos lëvizin nga çadra, së paku sipas deklarimit të kryedemokratit Lulzim Basha, por edhe policia nga ana e saj është e vendosur.
Shumëkush mund të pyesë se çfarë do ndodhë tani? A do ketë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në fakt drejtuesit e policisë e kanë bërë të qartë që nëse demokratët do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh pas orës 16:00 nuk do të preken.
Ajo që mendohet të ndodhë është pikërisht procedimi penal kundrejt organizatorëe.
Mësohet se organizatorë të protestës janë Arben Ristani dhe Enno Bozdo.(V.G/SHUPLAKA)