11:21 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Çfarë do ndodhë në Shqipëri nëse nuk do ketë zgjedhje të lira? Meta deklaron ç’do bëjë në krye të Presidencës

12:36 | 13/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë do ndodhë në Shqipëri nëse nuk do ketë zgjedhje të lira? Meta deklaron ç’do bëjë në krye të Presidencës

Gjatë konferencës për shtyp, ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh edhe në cilësinë e Kreut të Lartë të Shtetit, që pritet të jetë së afërmi.

Duke shprehur shqetësimin për manipulimin e procesit zgjedhor, gjë të cilën ai e përsëriti disa herë gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se nuk do të tolerojë të vidhen votat, të cenohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit.

Në kuadër të kësaj, ai paralajmëroi se nuk do të dekretojë kryeministrin dhe as ministrat në rast se vihet dorë mbi votat. Meta u shpreh se si President i Republikës së Shqipërisë nuk do të lejojë që vendi të kthehet në depozitë të mbetjeve të rrezikshme të Europës apo në plantacion droge.

“Unë po paralajmëroj dhe po lajmëroj cilindo që mendon se mund të verë dorë mbi votën, se nuk do ketë dekret për kryeministër dhe as për ministra. Procesin e drejtë e vendos rinia e Shqipërisë. Nuk do të lejoj të kthehet Shqipëria në depozitë të mbetjeve të rrezikshme të Europës dhe më gjerë dhe plantacion droge.”, u shpreh Meta.

Në kuadër të një procesi të drejtë zgjedhor, Meta bëri me dije marrëveshjen e arritur me PDIU-në, ku ruajtja e votës është thelbi:

“Kjo nuk është aleancë e tyre kundër LSI apo PDIU, por kundër gjithë qytetarëve shqiptarë. LSI apo PDIU kanë komisionerë në gjithë Shqiptërinë, dhe mos t’i shkojë asnjërit të prekë një votë, kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës por fjala e Ilir Metës. Këtë do t’ua bëj të qartë gjithë ndërkombëtarëve se ora që ndëshkon kartelin e drogës që frikëson qytetarët ka ardhur.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: dekretimilir meta
Pas

Shiste drogë pas “Pallatit të Kulturës”, arrestohet 30-vjeçari në kryeqytet

Para

Basha vizitë rrufe drejt SHBA-ve, a do të ketë një takim me presidentin Donald Trump?

Para
Basha-Ramës: Qepe! Ti nuk do zgjidhje, ”Vettingun” e ke pretekst!

Basha vizitë rrufe drejt SHBA-ve, a do të ketë një takim me presidentin Donald Trump?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm masiv i Rusisë ndaj Ukrainës, qindra dronë dhe raketa godasin përgjatë natës

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.